Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu: Hapet pika shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut!

Vazhdojmë me gjithë përkushtimin në shërbim të gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare. Qëllimi ynë është që fëmijët shqiptarë ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare. Dhe një përpjekje e këtillë është realizuar në pikën shkollore të radhës në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut. 

Mësuesja Arijeta Berisha – Xhelili së bashku me nxënësit e shkollës shqipe në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut

Tani më çdo e mërkurë sjell buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve shqiptarë të pikës shkollore në Birmensdorf të Kantonit të Cyrihut. Ata kanë filluar edhe shqip të mësojnë.  Gëzimi shihej qartë jo vetëm në fytyrat e nxënësve por edhe të mësueses Arijeta Berisha – Xhelili, e cila derisa shpërndante tekstet shkollore iu tërhiqte vërejtjen fëmijëve për shkronjat e shenjta të gjuhës shqipe.  

Nxënësit  e shkollës shqipe në Birmensdorf ftojnë edhe fëmijët tjerë të këtij vendbanimi dhe lagjeve për rreth të Cyrihut që në ditët në vijim t`iu bashkëngjiten orëve mësimore me qëllim që edhe ata ta mësojnë gjuhën e nënës. Dhjetëra e dhjetëra pika shkollore që janë hap në këto 3- 4 vitet e fundit dëshmojnë qartë se aty ku punohet suksesi nuk mungon. Prindër, mësues janë bërë bashkë në misionin e tyre kombëtar me qëllim që të përfshijmë sa  më shumë fëmijë shqiptarë në orët mësimore të gjuhës amtare. 

Nxënësit e shkollës shqipe në Birmensdorf gjatë orës mësimore

Dhe fare në fund duke ju dëshiruar nxënësve dhe mësueses Arijetë suksese pafund urojmë dhe apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:30 -15:15. Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në telefonin kujdestar 076 321 26 94. Dyert e shkollës shqipe jo vetëm në Birmensdorf por në të gjitha pikat shkollore në mbarë Zvicrën janë të hapura për fëmijët tuaj prindër të nderuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Xheladin R. Shala, babai i Haxhi Shalës

Ka ndërruar jetë babai i ish deputetit Haxhi Shala. Lajmin e ka bërë me dije …