Tema të tjera...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike
07/12/2025
Arben Fetoshi: Rritja e buxhetit të BIA tregon agjendën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës
07/12/2025
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka akuzuar Gjykatën Speciale për qasje të politizuar në vendimet e saj, veçanërisht në lidhje me refuzimin e përsëritur të kërkesave për vizitë humanitare. Behrami theksoi se miratimi i vonuar për vizitën e Thaçit në Kosovë u bë vetëm pas përfundimit të fushatës zgjedhore, duke pretenduar se Gjykata Speciale vepron në bazë të analizave dhe kalkulimeve politike. Sistemi i drejtësisë ka shkelur të drejtat e z. Thaçi dhe të krerëve të UÇK-së që nga dita e parë e arrestimit të tyre. Kërkesat për vizitë humanitare u refuzuan gjatë fushatës zgjedhore, pasi Gjykata nuk dëshiroi që Thaçi të kthehej në Kosovë në atë periudhë. Vetëm pas katër kërkesave dhe përfundimit të zgjedhjeve, vizita u lejua,” deklaroi Behrami. Ai kritikoi Gjykatën për kriteret e rrepta lidhur me lejet humanitare, duke e quajtur të padrejtë vonesën për një çështje kaq të ndjeshme dhe urgjente. Sipas tij, vizita do të duhej të ishte lejuar më herët, pasi gjendja shëndetësore e një personi të shtrirë në spital mund të përkeqësohet në çdo moment.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
