Artemisa Kasemi: Këngëtari tashmë i mirënjohur Klement Tinaj nga Amerika vjen këtë herë me këngën e re, “Kcim Malsorçe”

Artemisa Kasemi: Këngëtari tashmë i mirënjohur Klement Tinaj nga Amerika vjen këtë herë me këngën e re, “Kcim Malsorçe”

Këngëtari tashmë i mirënjohur Klement Tinaj nga Amerika vjen këtë herë me këngën e re

“Kcim Malsorçe”. Marrin pjesë: Dila Vacaj, mësuese, Pomona Tinaj, Miss Bjeshka 2019 dhe 

Luljeta Dekaj, Miss Bjeshka 2021. Muzika nga Agron Pllumaj “Maestro”, video nga Studio Delaj, me post-produksion nga BlueSky Lan dhe producent Klement Tinaj. 

Klement Tinaj ka lindur në Kelmend të Malësisë së Madhe dhe sot jeton në Hollivud, Kaliforni. Në dhjetor 2012 përfundoi studimet e baçelorit të arteve (BFA) në “Artet Teatrale” dhe në janar 2015 kreu masterin (MFA) në Akrim për Film. Përveç karrierës së suksesshme si aktor, regjisor, dhe sportist i arteve marciale, ai vazhdon pasionin e tij për të bërë muzikë shqiptare popullore-tradicionale. 

“Më pëlqen të promovoj dhe të ndaj me brezin e ri shqiptaro-amerikan traditën tonë muzikën popullore, kulturën, kostumet dhe vallet shqiptare,” tha Klement Tinaj.

Më 27 shkurt 2020, Klement Tinaj deputoi me këngën e tij të parë “Vajzë Malsore”. Ai njihet për këngët me videoklipe si: “Shqipet Me Dy Krena” (2020), në bashkëpunim me Luigj Tinaj; “Nana E Mërgimtarit” (2020); “Her Zeshkanja, Her Bjondina” (2021); “Për Shën Valentin” (2021); “Kur Malsori Don Malsoren” (2021); dhe “Syt E Tu” (2021).

Premiera e këngës “Kcim Malsorce” do shfaqet në ekranin e televizionit Blue Sky të enjten me 9 Shtator 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …