Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: PDK mbështet kryeministrin Kurti, në procesin e dialogut, por do të kërkojë edhe rezultate konkrete

Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, njëherësh edhe nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia ku ajo bën pjesë do të mbështesë vazhdimin e takimeve mes Kosovës e Serbisë, të cilat pritet të mbahen më 7-8 shtator të këtij viti. Ajo ka thënë se në PDK është biseduar dhe dakorduar që ta mbështesin kryeministrin në procesin e dialogut por si kusht, do të presin rezultate. “Ne do ta mbështesim kryeministrin Kurti në procesin me dialogun me Serbinë. Ne nuk do të bëjmë opozitë vetëm për hir të opozitës ne do ta mbështesim kryeministrin dhe do të kërkojmë rezultate”, tha Çitaku. Sipas saj, koha nuk është në favorin e Kosovës dhe procesi i dialogut duhet të përmbyllet sa më shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …