Agron Kajtazi: Mos harro z. kryeministër Kurti se ti po e dorëzon në Beograd luftën e pastër të UÇK-së

Agron Kajtazi: Mos harro z. kryeministër Kurti se ti po e dorëzon në Beograd luftën e pastër të UÇK-së

Kryeministër, për çka do që të duhet emri i UÇK-së, që ka të bëjë me qytetarin e këtij vendi, për varre e për dëshmor.

Për martirë e për të zhdukur, UÇK, ishte dhe është e gatshme me emrin e vet, me trupat e saj që janë ende në jetë (edhe pak), sa nuk kemi vdekur të gjithë.

Kryeministër.

Kohën më të mirë të jetës tonë, i llogaritim ditët kur ishim të rreshtuar në luftën për Lirinë e popullit.

Sot shumë nga të mbijetuarit, kanë vdekur pas luftës, disa nga mosha, disa ne aksidente të ndryshme e disa (për fat të keq) kanë vrarë vetëm, nga pakënaqësitë e padrejtësitë qe ju janë bërë pasluftës!

Prandaj për ne që jemi gjallë, nuk ka ma rëndë, se emri ynë, t’u serohet “Gjakatareve” në tavolinë, me vullnet të qeverisë tonë.

Jo që jam ka dua me hy në Serbi, sepse emrin tim ajo moti e ka, bile disa ushtarë të fortë, e them me plotë përgjegjësi, se brenda në Kosovë, dora serbe na i ka vrarë.

Pra, sa për sigurinë time personale, as këtu nuk jam rehat, le ma në Serbi, e për këtë fakt, qoje emrin tim, ka të duash e qysh të duash..!

Po mos harro.!

Se ti po e dorëzon luftën e pastër çlirimtare të UÇK-së, ne Beograd.

Mos harro!

Ti po dorëzon çdo ushtar të UÇK-së, në Beograd.

Pra mos harro..!

Se ti çdo dëshmor e çdo invalid pa gjysmën e trupit, ti po e dorëzon në Beograd.

Në Beogradin që na vrau në shtëpitë tona.

Na i dogji shtëpitë e na përndjeku nga to.

Na pushtoj një shekull e për gjatë gjithë kësaj kohë të okupimit, qindra mijëra bashkëkombës tanë, qytetarë të këtij vendi i ka vrarë, i ka masakruar dhe i ka zhdukur.

Pra qoje emrin tim, me zarf nder sqetull, në Beograd e në Moskë.

Qoje tek ata që na kanë vra, djeg e shkrumbuar.

Qoje tek ata qe edhe varret s’na i lan rehat, na i morën trupat nen dhe.

Na i shkrin eshtrat e tyre neper shkritore të Serbisë.

Na i hoqën prej varri, e na i varrosen me bager.

Dhe sot dërgoja “LETRAT” dhe nesër qona neve, një e nga një.

A po e donë këtë, a të kryen punë kjo…!

A te “shëndoshë” ky fakt apo ende po donë sakrificë nga ne.

Krerët na i ke dorëzuar tashmë edhe ne të “vegjlit” jemi të gatshëm me shku, veç ti kënaqu, ose veç ne jemi “vegla” që ty të kryen punë, për të “arritur” diçka, që ty po ta merr mendja qe është e mirë…!

Pra dorëzomë edhe mua të vdekur, se të gjallë, jo “KURRËN E KURRËS”.

Agron Kajtazi, ish ushtar i UÇK-së, në Batalionin e III-të, të Brigadës 112 “Arben Haliti”.

Zona Operative e Drenicës 1998-1999.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Gurakuç Kuçi: Zgjedhjet elektorale si gjeopolitikë: Maqedonia e Veriut drejt Perëndimit apo Rusisë dhe reagimi i Gjermanisë

Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin …