Përkundër që nuk është ftuar nga kryetarja Osmani në takim, Nisma shprehet kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve

Përkundër që nuk është ftuar nga kryetarja Osmani në takim, Nisma shprehet kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve

Kryetarja e vendit, ka ftuar tdje krerët e partive politike për të diskutuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Në këtë takim, ajo ka bërë ftesë edhe “Alternativën” dhe “Listën Guxo”, të cilat nuk janë të certifikuara si subjekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por në ketë takim nuk ishte ftuar partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate e cila është e regjistruar në KQZ. “Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për këtë takim. Qëndrimi i Nismës Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve. Nisma është që të shkurtohet ose anulohet në tërësi fushata klasike, dhe të organizohet në forma tjera, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha”, është bërë me dije në një njoftim të këtij subjekti politik.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …