Tanja Fajon

Austria, nuk pranon liberalizimin e vizave për Kosovën, të njëjtën do ta bëjë edhe Rumania në vitin e ardhshëm

Deputetja e Parlamentit Europian dhe raportuese për Kosovës, Tanja Fajon, ka konfirmuar se Austria, si kryesuese e BE-së, nuk do ta radhisë  në rend të ditës votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Fajon saktëson se i njëjti skenar do të përsëritet edhe gjatë kryesimit të ardhshëm nga Rumania, vendi që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë.  Ajo ka paralajmëruar se bashkë me Eduard Kukanin do të dërgojë letër në emër të grupit të eurodeputetëve dhe do të kërkojë nga BE që brenda një afati sa më të shkurtër të përmbushë pjesën e vet të obligimeve.  Austria, që konsiderohet si shtet mik i Kosovës  nuk do ta përfshijë në rendin e ditës këtë çështje për votim, meqë nuk ka vullnet politik që të votohet heqja e regjimit të vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Kërkesa për 45 vjet burg për çlirimtarët, skandaloze dhe kundër Kosovës

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së kryeprokurores Kimberly West …