Ahmet Qeriqi

Në Besianë mbahet manifestim për Nderin e Kombit, Adem Demaçi dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Adem Demaci

Nënkëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në Besianë, nesër organizon manifestim me rastin e shënimit të ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 80 vjetorit të lindjes së Nderit të Kombit, Adem Demaçi që njëkohësisht është kryetar nderi i KMDLNj –së. Manifestimi mbahet me moton: …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përfillur vendimet e regjimit të Milosheviqit të kohës së okupimit

Gjykata Kushtetuese

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit  të Kosovës ka folur lidhur me  vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pronat e komundës së Deçanit ia ka dhënë Manastirit serb të Deçanit. Kushtetuesja me këtë vendim ka përligjur vendimet pushtuese të Slobodan Milosheviqit, …

Më shumë...

Thaçi injorohet në Bruksel për shkak të qëndrimit të tij lidhur me misionin e EULEX-it

Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në rrethana jo sa duhet të sqaruara,  është anuluar takimi që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi duhej ta mbante me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Disa medie kanë spekuluar se anulimi i takimit është bërë për shkak se kryetari, Thaçi, nuk është pajtuar …

Më shumë...

Praninë e EULEXI-it në Kosovë e përkrahin disa mendje robër, gjithnjë në shërbim të të huajve

Eulex

Edhe pse misioni i EULEX-it, në Kosovë nuk e njeh pavarësinë e vendit dhe bashkëpunon  ngushtë me Ministrisnë e Drejtësisë së Serbisë, edhe pse ky mision ka dënuar e ndëshkuar qindra luftëtarë të UÇK-së, dhe vetem tek-tuk ndonjë serb, edhepse është mision, i cili duke u bazuar në sondazhet ndërkombëtare  …

Më shumë...

Rama ka akuzuar ashpër gjyqtarin, Arian Aliaj, që pezulloi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar ashpër gjyqtarin që pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, duke e cilësuar gjyqtar i zhytur në kënetën e sistemit të Drejtësisë, madje edhe vrasës me pagesë. Ndërsa Këshillin e Lartë të Drejtësisë Rama e quan Këshilli i Lartë i Kënetës. Kush …

Më shumë...

Opozita paralajmëron masa dhe veprimeve të ndryshme për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi

Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar se do të  ndërmarrin  masa dhe  veprime të ndryshme, me qëllim për  ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Vetëvendosje ka marrë vendim që kundërshtimin ta nis nga Kuvendi i Kosovës, një veprim të tillë nuk e përjashton …

Më shumë...

Kryetari Hashim Thaçi ka kërkuar që FSK-ja të inkuadrohet në NATO

Kryetari Hashim Thaçi ka kërkuar që FSK-ja të inkuadrohet në NATO

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave …

Më shumë...

Vuçiq nuk lejon krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Rashiq: Krijimi i AKS-së është i dëmshëm për serbët e Kosovës (!)

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, ish-ministër i kabinetit qeveritar të Hashim Thaçit, nuk beson se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i japë leje Listës Serbe për të votuar Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese, që i ndryshojnë emrin dhe misionin FSK-së. Në një intervistë për Info Box të RTV Dukagjinit, …

Më shumë...

Në Korçë vlerësohet lart ekspozita: “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë” e autores, Fetnete Ramosaj

Në Korçë vlerësohet lart ekspozita: “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë” e autores, Fetnete Ramosaj

(Ekspozita:”Dëshmi të terrorit, gjenocidit e spastrimit etnik u ekspozua në ambientet e “Mësonjëtores së Parë Shqipe” në Korçë) Pas Prishtinës dhe Tiranës, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i Ministrisë së Drejtësisë (IHKL) në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, në Muzeun Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në …

Më shumë...

RKL: Serbia shet në vendin tonë mallra me vlerë rreth 300 milionë euro në vit, ndërsa blen mallra në vlerë rreth 10 milionë

RKL

Qeveria me paterica  e Isa Mustafës dhe Shteti i “fortë”  i Hashim Thaçit, në pesë muajt e këtij viti kanë importuar mallra në vlerë 140 milionë nga Serbia 42 milionë  nga Shqipëria   56 milionë euro nga Maqedonia. Kosova ka eksportuar 34 milionë euro mallra në këto tri shtete.  Të dhënat …

Më shumë...

Fajin për vajtjen e shqiptarëve të Kosovës në Siri e ka ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Në mbrojtjen e tyre, dy nga të akuzuarit për rastin e “Badovcit”, Besnik Latifi dhe Fehmi Musa, fajin për shkuarjen e shqiptarëve të Kosovës, për të luftuar në Siri ia hodhën ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Në pyetjen e prokurores se a e dinë pse ka shkuar Betim …

Më shumë...

Zyrtarët në Prishtinë ankohen pse Serbia po e bllokon anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane

Masat ndaj virusit korona po e rrisin ankthin tek qytetarët, pasi ato po vlerësohen si ndëshkueese e jo mbrojtëse

Autoritetet qeveritare  në Prishtinë, edhe pse i kanë bërë dhe i bëjnë lëshime të papranueshme Serbisë në bisedime, detyrohen të pranojnë hapur se pengesat e bëra nga Serbia janë faktori kryesor i mospranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në institucionet evropiane. Krahas mospranimit nga pesë vendet e BE-së, …

Më shumë...

AKR zyrtarizon koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës

Pas  shumë mosmarrëveshje dhe mos gjetjes të një gjuhe të përbashkët në asamblenë komunale të Prishtinës, dhe bllokimit të shumë çështjeve në interes të qytetarëve të Prishtinës, AKR-ja ka vendosur që të lidh koalicion qeverisës lokal për të shtyrë proceset përpara në interes të qytetarëve. Mbi bazën e vullnetit politik …

Më shumë...

NISMA për Kosovën ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë

NISMA për Kosovën ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë

NISMA për Kosovën, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, ku janë zgjedhur organet drejtuese të degës, Këshilli i degës, delegatët për Kuvend Qendror të NISMA’s dhe kryesinë e degës. Kryetar i NISMA për Kosovën në Malishevë u zgjodh, Ragip Begaj. Delegatëve të NISMA’s në Malishevë, me nga një fjalë rasti u …

Më shumë...

Panairi i librit “Prishtina 2016” nuk ka vend për botimet e Radios-Kosova e Lirë dhe të Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së”

Botimet e Radios Kosova e Lirë

Besian Zeneli, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, nuk i pranoi botimet e Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së” dhe botimet e Radios-Kosova e lirë, me arsyetim se nuk ka vend në stenda, të cilat sipas tij del se kanë qenë të  rezervuara paraprakisht,  edhe pse kërkesa nga këta dy botues …

Më shumë...