Shtetet e Quintit, në një deklaratë të përbashkët, kanë bërë të ditur se nuk mbështesin asnjë subjekt apo kandidat të veçantë në negociatat politike që po zhvillohen ndërmjet VV e LDK-së dhe se nuk janë duke ndërmjetësuar në këtë çështje. “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Lutfi Haziri: Propozimi për shtim të ministrive nga 12 në 14 është tendencë për ta paraqitur LDK-në të etur për pushtet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se ata që nga fillimi janë pajtuar që pozita e kryeministrit t’i takojë fituesit të zgjedhjeve që më 6 tetor ka dalë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Sipas tij kjo ka qenë marrëveshje e dy liderëve që para zgjedhjeve. Ai ka pohuar se …
Më shumë...Sot mbahet Samiti i kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian. Samiti mbahet nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, …
Më shumë...Ambasadori i Shqipërisë në Pekin kërkon nga shqiptarët që janë në Kinë të largohen nga ky vend përshkak të koronavirusit
Ambasadori i Shqipërisë në Pekin, Selim Belortaja, ka folur në lidhje me situatën e rëndë në të cilën po kalon Kina. Ai u është drejtuar me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, që biletat e aeroplanëve do duhet t’i blejnë vetë nëse duan të largohen nga koronavirusi. Përmes …
Më shumë...Veliu thotë se ambasadorët janë ftuar më kërkesën LV-së, kurse Osmani thotë më kërkesën e dy partive
Dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani e Agim Veliu sërish kanë dhënë deklarata kundërthënëse në raport me Lëvizjen Vetëvendosje. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, thotë se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosjes që në takimin e nesërm mes dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e QUINT-it. Ndërkaq nënkryetarja tjetër …
Më shumë...Vetëvendosje e LDK takohën sërish sot por kësaj radhe më prezencën e ambasadorëve dhe shefen e Misionit të BE-së
Ajo çfarë po mban peng mosarritjen e koalicionit është pozita e kryekuvendarit e cila mbahet nga Glauk Konjufca. Kur kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar përpara Kuvendit të Kosovës nga i mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ende nuk …
Më shumë...Molliqaj: LV që kritikonte ndërhyrjen e ndërkombëtarëve përfundoi duke i ftuar ambasadorët QUINT-it
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për takimin e sotëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës ku pritet që pjesëmarrës të jenë edhe ambasadorët e QUINT-it. Ai këtë zvarritje e ka quajtur vetënënshtrim të Vetëvendosjes. Molliqaj thotë se pikërisht Vetëvendosje, e cila kritikonte thellësisht ndërhyrjen e ndërkombëtarëve …
Më shumë...Më 29 janar 2020 në Gjakovë nderohen 30 dëshmorët e kombit të rënë më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999
Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini organizohet manifestim përkujtimor për nder të 21 vjetorit të rënies heroike të 30 dëshmorëve të kombit të rënë në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999. Më 29 janar 2020 në orën 10:00 organizohen …
Më shumë...Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në fund të kësaj jave do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fund të javës, konfirmoi zëdhënësi i tij, Peter Stano. Stano tha se Borrell së pari do të shkojë në Prishtinë e pastaj në Beograd dhe se do të bëjë …
Më shumë...Smajl Latifi: Në përkujtim të demonstratës së përgjakshme të 27 janarit 1990 dhe dëshmorëve që ranë për liri
Para 30 vjetëve, Kosova ziente nga protestat dhe demostratat e popullit shqiptar, i cili edhe pse i lodhur dhe dërmuar nga robëria, përsëri që ngritur në këmbë. Populli kërkonte lirinë e mohuar, përpiqej për çlirimin e vet nga zgjedha sllave. Lufta për liri kurrë nuk ishte ndalur. Ajo vetëm ka …
Më shumë...Albulena Haxhiu thotë se akoma nuk ka konfirmim për takimin e mundshëm të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, nuk kanë caktuar ende një takim të radhë. Edhe pse në media u raportua që të dy liderët do të takohen sot, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka konfirmuar për Ekonomia Online se ende nuk është caktuar takimi …
Më shumë...Berat Rukiqi: Vonesat në krijimin e qeverisë po ndikojnë edhe në uljen e konfidencës së bizneseve
Vonesat e krijimit të qeverisë nuk po ndikojnë vetëm në buxhetin e vendit, mirëpo janë duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në uljen e konfidencës së bizneseve. Kështu tha drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një takim me shoqatën e zejtarëve dhe afaristëve ESNAF-Prizren, takim ky i …
Më shumë...Marrëveshja LV-LDK në prag të finalizimit, Mustafa nënshtrohet më kërkesa minimale së ofertat fillestare
Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është në prag të finalizimit. Siç mësohet se tashmë Mustafa është dorëzuar përballë Kurtit dhe ka pranuar që të hyjë në qeveri duke marrë 6 ministri dhe një zotim për mbështetje për ta bërë kryetarin e vendit nga LDK-ja. Si duket sondazhet e fundit dhe …
Më shumë...Thaçi: Masakrat dhe spastrimi etnik në Kosovë ishin sikur Holokausti, ndërsa Serbia vazhdon t’i mohojë krimet
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit për të thënë se Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në Bosnje dhe Kosovë. Kreu i shtetit deklaroi se u mendua që Holokaustri do të ishte i përsëritshëm, por përpjekjet për shfarosjen e njerëzve vijuan. “Kosova …
Më shumë...Lekaj: Bisedimet për linjën hekurudhore më Serbinë do të zhvillohen veç sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës
I dërguari i posaçëm i kryetarit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka arritur se fundi një marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë për lëshimin e linjës ajrore. Pas kësaj, u paralajmëruan edhe hekurudhat. E për këtë temën e fundit, do të diskutohet këtë të hëne, ku pritet edhe të …
Më shumë...Me rastin e 30-vjetorit të rënies përkujtohen dëshmorët e kombit Halim Hoti, Nesimi Elshani, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi
Me rastin e 30 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, do të përkujtohen dëshmorët: Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël. Në demonstratat për Kosovën Republikë, të cilat me shumë sukses i udhëhoqi ideologu i …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
