Nën patronatin e kryetarit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, me datën 30 maj 2019 në orën 12:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas do të përurohen shtatoret e heronjve kombëtar, Rasim Kiqina dhe Bedri Shala.
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Më një Akademi përkujtimore sot është kujtuar heroi i kombit, Mentor Retkoceri në 20 vjetorin e rënies heroike të tij
Në shënim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Mentor Retkoceri sot është bërë përurimi i sheshit që e mban emrin “Mentor Retkoceri” në lagjen Dardania përballë PTK-së. Ndërsa në Institutin Albanologjik në Prishtinë është mbajtur Akademi përkujtimore. Nënë Fatimja dhe babai Ismeti pranuan dekoratën presidenciale “Hero i …
Më shumë...KMDLNj kërkon që ndërtohet një spital brenda sistemit të burgjeve dhe të evitohet dukuria e arratisjes nga QKUK
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas arratisjes së një të burgosuri nga QKUK-ja, ka ripërsëritur se duhet ndërtuar një spital brenda sistemit të burgjeve. KMDLNj nëpërmejt një reagimi ka thënë se pas arratisjes së një i paraburgosur i dyshuar për tentim vrasje, si edhe …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti sot në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, i cili po qëndron në Kosovë në krye të një delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veseli dhe Wilson, diskutuan për bashkëpunimin midis Kosovës dhe SHBA-ve dhe për zhvillimet politike në vend dhe …
Më shumë...Më 15 qershor 2019 në Gjermani mbahet Akademi përkujtimore për heroin e kombit Xhemajl Fetahaj
Shoqata Kulturore “ Xhemajl Fetahaj – Raushiqi”, do të mbanë Akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së heroit të kombit Xhemajl Metë Fetahaj. Akademia do të mbahet më 15 qershor, duke filluar në orën 19:00, në Gjermani, konkretisht në adresën Gemeindehaus St. Anna, Hermann-Kurz-St.2 71069 Sindelfingen-Maichingen. Xhemajl …
Më shumë...Pacolli i shkruan BE-së për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli sërish i ka shkruar përfaqësuesës së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherinit, për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe …
Më shumë...25 kompani nga Kosova që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” protestojnë sot në Ferizaj
25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” kanë mbajtur një protestë për shkak të mos kryerjes së pagesave ndaj tyre për punën që kanë kryer. Protesta u mbajt para kampit të “Bectel & Enca” në Ferizaj. Autostrada do të hapet më 29 maj. Këtë …
Më shumë...Ndihmës-sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca qëndron sot në Prishtinë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret sot në një takim të veçantë ndihmës-sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca. Ky takim zhvillohet pikërisht në kohën kur në Kosovë po diskutohet iniciativa e kryekuvendari Veseli për ngritjen e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në …
Më shumë...Ushtarët e Gardës Kombëtare amerikane vijnë javën e ardhshme për një mision paqeruajtës në Kosovë
Ushtarët e Gardës Kombëtare të Wyoming do të vijnë javën e ardhshme për një mision paqeruajtës në Kosovë. Anëtarët e komunitetit janë të ftuar të marrin pjesë në një ceremoni për Regjimentin e Këmbësorisë 297 të martën pasdite në Shkollën e Mesme të Lartë në Afton. Zyrtarët e Gardës Kombëtare …
Më shumë...Komandanti i ushtrisë se Malit të Zi, Gjeneral Brigade Dragutin Dakic e viziton sot Kosovën
Gjeneral Brigade Dragutin Dakic, njëherësh shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Të Armatosura të Malit të Zi do të zhvillojë nesër një vizitë në Kosovë. Dragutin Dakic do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes me fillim në orën 09:00. Pas përfundimit të kësaj vizite në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralët Rama …
Më shumë...Sot në Rahovec përkujtohen dëshmorët e kombit Feim Gashi, Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi
Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të heroit të Kosovës, Feim Gashi mbahet tubim përkujtimor me 27 maj 2019 në orën 13:00 në Shtëpinë e Kulturës “Feim Gashi” në Drenoc të Rahoveciit. Gjithashtu po në këtë ditë me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Milaim …
Më shumë...Të martën në Ternavc të Skenderaj nderohet heroi i kombit, Mustafë Haxhiu në 20 vjetorin e rënies heroike të tij
Njoftohen familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e luftës së UÇK-së dhe gjithë qytetarët se të martën më 28 maj 2019 në orën 11:00 në Kompleksin Memorial në fshatin Ternavc, në organizim të kryetarit të Komunēs se Skenderajt z.Bekim Jashari bëhen homazhe për heroin e kombit, Mustafë Haxhiu. Pjesëmarrja e …
Më shumë...Kurti: Pema e lirisë së Kosovës është mbjellur nga rezistencat dhe kryengritjet e popullit tonë përgjatë gjithë shekullit XX
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e 20 vjetorit të masakrës në lagjen e Trimave në Prizren, ka thënë se kujtimet janë të freskëta, sepse plagët janë të hapura. “27 veta u vranë, më 26 maj, 20 vjet më parë. Kujtimet janë të freskëta, sepse plagët janë të …
Më shumë...Në shtëpitë e Hasan Bajraktarit dhe Idriz Ferizit në Plluzhinë zbulohen pllakat përkujtimore, në nderim të kontributit për liri
Në fshatin Plluzhinë të Skenderajt sot në dy shtëpi janë zbuluar pllaka përkujtimore, në nderim të kontributit për liri të vendit. Ishte shtëpitë e Hasan Bajraktarit dhe Idriz Ferizit, të cilat gjatë kohës së luftës, ishin baza për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i …
Më shumë...Haradinaj: Heroizmi i dëshmorëve të kombit do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan kanë bërë homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj. Haradinaj ka thënë se me nderimet më të larta kujton edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po …
Më shumë...Veseli takon banorët e fshatit Doganaj në Kaçanik për të zgjidhur kërkesën e tyre për rregullimin e rrugës lokale
Kryetari i Kuvendit të Kadri Veseli ka takuar sot banorët e fshatit Doganaj në Kaçanik për të zgjidhur kërkesën e tyre për rregullimin e rrugës lokale që është dëmtuar gjatë punimeve të Autostradës Prishtinë-Shkup. Ai kërkoi që kërkesat e banorëve për këtë rrugë të plotësohen menjëherë dhe rruga të kthehet …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
