Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar punimet e mbledhjes së pestë, ku anëtarët e KK-së, me shumicë të votave kanë miratuar propozimet e Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, për ndarjen e çmimeve tradicionale “Imer Krasniqi”-për trimëri dhe …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Ministri Yagcilar, ka pritur një delegacion të kryetarëve të bashkive nga Shqipërisa
Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur një delegacion të kryetarëve të bashkive nga Republika e Shqipërisë, i kryesuar nga ambasadori shqiptar në vendin tonë Qemal Minxhozi. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet dy vendeve. Ministri Yagcilar mysafirëve nga Shqipëria u ka folur për …
Më shumë...Me nderime të larta ushtarake u varros rreshter Ahmet Menxhiqi
Sot në fshatin Sfaraçak të komunës së Vushtrrisë me nderime ushtarake dhe me prani të familjes, shokëve, kolegëve, bashkëluftëtarëve si dhe shumë qytetarëve nga Vushtria, Mitrovica dhe e gjithë Kosova, u varros nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter Ahmet Menxhiqi. Duke përkujtuar kontributin e tij në luftën çlirimtare, …
Më shumë...Mustafa: Lagjja “Lugina Diellit” nuk do të ndërtohet
Duke komentuar paralajmërimet për fillimin e punimeve për realizim e projektit për ndërtimin e 300 shtëpive në pjesën veriore të vendit në të cilat do të vendosen mandej banor serb, kryeministri, Isa Mustafa ka theksuar se lagjja “Lugina Diellit” nuk do të ndërtohet. Ata nuk kanë të drejtë për ndërtimin …
Më shumë...AAK: Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit” në pjesën veriore është kolonizim i tretë i Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për ndërtimin e lagjes “Lugina Diellit” në pjesën veriore të vendit ku do të ndërtohen 300 shtëpi në të cilat do të vendosen banor serb. Nëpërmjet një komunikate për medie, AAK ka përkujtuar se Qeveria e Kosovës e ka për …
Më shumë...Deputeti i LB-së, Raif Qela përkujton se qytetarët shqiptar në veri nuk gëzojnë të drejtën universale për pronën private
Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela ka përkujtuar se qytetarët shqiptar të pjesës veriore të vendit ende nuk po gëzojnë të drejtën universale për pronën private. Ai ka kërkuar që kryeministri i vendit, Isa Mustafa ta kryej detyrimin kushtetues që ka dhe të angazhohet për këta qytetarë, në mënyrë …
Më shumë...Bajrami: Ministria e Arsimit do t’i rrit fondet për t’i mbështet hulumtimet shkencore
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka dekalruar se ministria që ai drejton, do t’i rrit fondet për t’i mbështet hulumtimet shkencore. Gjatë fjalës para të pranishmëve në konferencën “Gjendja e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore në Kosovë” ai shtoi më tutje se hulumtimi dhe kërkimi shkencor është një …
Më shumë...Procesin e regjistrimit në veri Qeveria beson se do ta realizon me ndihmën e Brukselit
Qeveria e Kosovës vazhdon të këmbëngul për të përfunduar regjistrimin e popullsisë edhe në pjesën veriore të vendit ku po kundprshtohet nga liderët e pakicës serbe. Procesi i regjistrimit të banorëve të pjesës veriore të vendit po kundërshtohet nga liderët e pakicës serbe që janë pjesë e kabinetit qeveritar të …
Më shumë...Sot është 17 vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës pas së cilës u ndërpre lufta në Kosovë
Sot është 17 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë në mes të përfaqësuesve të NATO-s dhe Serbisë. Nga kjo marrëveshje Serbia ishte e detyruar të ndaloj veprimet e saj ushtarake për vrasjen dhe dëbimin e qytetarëve shqiptar të Kosovës si kusht që NATO të ndaloj mandej fushatën e …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës mbanë sot seancën e radhës
Kuvendi i Kosovës mbanë sot seancën e radhës. Pritet se në seancën e sotme do të marrin pjesë edhe deputetët e partisë opozitare, ata të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga ana tjetër, dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë deklaruar se nuk do të kthehen …
Më shumë...Ministri Zharku priti në një takim kryetaren e komunës së Gjakovës
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në një takim kryetaren e komunës së Gjakovës Mimoza-Kusari, Lila. Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjakovës në ndërtimin e infrastrukturës në këtë komunë. Ministri Zharku u shpreh i gatshëm që të …
Më shumë...Programi dhe përkrahja ne integrimin e te kthyerve vullnetare ne Kosovë
Me ftesë dhe nën organizimin e Komisionit Evropian dhe DRC-së në Podgoricë te Malit te Zi, është organizuar një takim me temën “Programi dhe përkrahja ne integrimin e te kthyerve vullnetare ne Kosovë” të personave te zhvendosur me theks te veçantë për Komunitetin Romë, Ashkali, Egjiptian nga kampet e lagjes …
Më shumë...Njoftim për dezinsekitim kundër rriqrave në Bubavec
Njoftohen banorët e Bubavecit të komunës së Malishevës, se të enjten më 9 qershor 2016, do të bëhet dezinsektimi selektiv kundër rriqrave. Dezinsektimi kundër rriqrave bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë rast luten të gjithë bletarët, që …
Më shumë...Komuna e Klinës sqaron opinionin në lidhje me shkrimin në ,,Koha.Net”
Komuna e Klinës, sqaron lidhur me shkrimin e datës 6.2016, të botuar në portalin Koha.net, me titull, “Komuna e Klinës kërkon 1 euro për qasje në dokumentet publike. Për hir të pasqyrimit të realitetit objektiv sqarojmë se në çdo komunë të Kosovës, zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike është …
Më shumë...Bisedohet për shënimin e 12 qershorit-Ditës së Çlirimit të Ferizajt
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të mërkurë ka pritur në një takim drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë takim është biseduar lidhur me agjendën e shënimit të 12-qershorit-Ditës së Çlirimit të Ferizajt, me ç’rast të gjithë u pajtuan që …
Më shumë...Investitorët italianë të interesuar për bashkëfinancime me bizneset kosovare
Në Ambasadën e Italisë në Prishtinë, të mërkurën u mbajt konferenca me temën “Mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën”, ku përfaqësuesit e Rajonit Autonom Italian, Friuli Venezia Giulia dhe Kompania italiane “Fines S.p.A”, prezantuan përvojën e tyre dhe njëkohësisht shprehën interesimin për bashkëpunim me kompanitë kosovare. Të pranishëm në këtë forum …
Më shumë...