Ministri Zharku priti në një takim kryetaren e komunës së Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në një takim kryetaren e komunës së Gjakovës Mimoza-Kusari, Lila. Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjakovës në ndërtimin e infrastrukturës në këtë komunë.

Ministri Zharku u shpreh i gatshëm që të ndihmojë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Gjakovës duke përkrahur realizimin e projekteve të infrastrukturës.

Ndërsa, kryetarja Kusari-Lila, e falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e tij në ndërtimin e rrugëve të komunës së Gjakovës.

Pas këtij takimi ministri Zharku dhe kryetarja Kusari-Lila, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Demjan-Marosh-Dedaj, në vlerë prej 850 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …