Kanë përfunduar punët në kubëzimin e rrugës “Rozhaja”, në lagjen Shipol, projekt ky i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë . Rregullim i kësaj rruge në gjatësi prej 75 metra është një nga projektet që janë realizuar në bashkëpunim me qytetarë, të cilët kanë participuar me një shumë …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Shiu ‘afrikan’ prek edhe Prishtinën
Në mëngjesin e sotëm në Prishtinë ka pasur riga të lehta të shiut, të shoqëruara edhe me një sasi balte që ranë në formë të pikave të shiut. Të njohura si ‘shira acidike’, meteorologët thonë se ato nuk kanë ndonjë ndikim të dëmshëm tek shëndeti i njeriut. Nga Instituti Hidrometerologjik …
Më shumë...Vlerësohet performanca e drejtuesve aktual të QKMF-së në Ferizaj
Ish-drejtori i QKMF-së, Asllan Bajrami, mund të rikthehet në këtë qendër vetëm si mjek dhe asesi si drejtues i këtij institucioni, ka bërë të ditur të premten gjatë një konference për medie, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Ferizajt, Burim Karameta. Pavarësisht vendimit të Këshillit të Pavarur …
Më shumë...Shumica e kryetarëve nuk iu përgjigjen ftesave për ceremoninë e Thaçit
Nga mbi 1 mijë të ftuar në ceremoninë e sotme të inaugurimit të Thaçit si president i Republikës së Kosovës, më shumë se gjysma e tyre nuk iu përgjigjen ftesave. Kjo ngjarje u bojkotua edhe nga presidentët e vendeve të rajonit, si ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i …
Më shumë...Kryetari Asllanaj, në zyrën e tij ka takuar 26 qytetarë
Çdo të enjte dera e zyrës së kryetarit të Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj është e hapur për qytetarë. Kështu ai të enjten takoi 26 qytetarë nga mjedise të ndryshme të komunës së Suharekës. Qytetarët me kryetarin Asllanaj, kanë biseduar shtruar dhe hapur për problemet me të cilat ballafaqohen, …
Më shumë...Është arrestuar në Merdare gjenerali serb që ka urdhëruar krime në Llap
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka njoftuar se është arrestuar në Merdare Millovan Bojaniqi, ish-gjeneral i ushtrisë serbe që njihej për afërsinë e tij me Sllobodan Millsheviqin. Sipas këtij këshilli, gjenerali i arrestuar ka pasur përgjegjësi komanduese dhe ka udhëhequr operacionet e ushtrisë serbe në …
Më shumë...Mërgimtari Bashkim Shala, i dhuroi kabinet të informatikës, shkollës në Guncat
Se mërgimtarët tanë, që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme, vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimet e përgjithshme të vendit, e dëshmon edhe ndihma e fundit e mërgimtarit Bashkim Shala, nga fshati Guncat i komunës së Malishevës, i cili, shkollën e vendlindjes së tij “Dëshmorët e Kombit”, e ka bërë …
Më shumë...Takim me përfaqësuesit e BI-së, dega në Kastriot
Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal Adem Preniqi, takuan përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, dega në Kastriot. Ky takim hynë në vazhdën e takimeve që kryetari Gashi është duke i zhvilluar me akter të ndryshëm në komunën e Kastriotit. Të gjitha këto takime …
Më shumë...Ministri Zharku, nënshkroi Udhëzimin Administrativ
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nënshkroi të enjten Udhëzimin Administrativ (MI) NR.01/2016 për procedurat dhe tarifat e inspektimit dhe certifikimit të automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme. Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e procedurave për inspektimin dhe certifikimin e automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme, tarifat …
Më shumë...Në seancën e betimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit munguan edhe deputetë të LDK
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ku para deputetëve u betua kryetari, Hashim Thaçi, përveç deputetëve të opozitës munguan edhe deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Derisa kryetari Hashim Thaçi po betohej para deputetëve të Kosovës se detyrën e kryetarit të vendit do ta kryej me përgjegjësi të plotë …
Më shumë...Aktivistë të AAK-së kanë vendosur posterë me përmbajtje kundër Hashim Thaçit
Aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur posterë me përmbajtje kundër Hashim Thaçit. AAK-ja njofton se aktivistët e saj kanë vendosur disa posterë ne vende publike në të gjitha vendet e Kosovës duke kundërshtuar kështu inaugurimin e Presidentit të ri. Nëpër posterët e shpërndarë në mes tjerash shkruan: …
Më shumë...Kosova dhe Letonia nënshkruan marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit
Kosova dhe Letonia nënshkruan marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe ministri i Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs. Gjatë takimit në mes tyre, ministri,Arban Abrashi tha se Kosova dhe Letonia po ballafaqohen me sfida të njëjta sa …
Më shumë...Rifillojnë punimet në ndërtimin e trotuarit Kastriot -Mazgit
Kanë rifilluar punimet në ndërtimin e trotuarit nga Kastrioti në Mazgit. Një pjesë e punimeve në këtë trotuar janë zhvilluar vitin e kaluat. Drejtoria e Urbanizmit, kishte planifikuar që ndërtimi i këtij trotuar të realizohej në dy faza. Këmbësorëve të këtij fshati që janë të shumtë që lëvizin në drejtim …
Më shumë...Tri zjarrvënje të qëllimshme brenda javës në komunën e Suharekës
Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, duke raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës që lame pas, në mes tjerash ka thënë se moti i mirë dhe temperaturat e ngritura kanë ndikuar në paraqitjen e zjarreve. …
Më shumë...Projekti i Pajtim Bytyqit, më i miri në “International Conference GREDIT 2016”
Komuna e Malishevës, e ka përkrahur realizimin e një projekti studimor të realizuar nga studiuesi Pajtim Bytyqi nga fshati Shkozë, Komuna e Malishevës dhe ky studim, në mesin e 240 punimeve tjera studimore, e ka zënë vendin e parë në konferencën ndërkombëtare “Gredit 2016”. Ky studim, është edhe një sukses …
Më shumë...Mbahet punëtoria e mirëmbajtjes dhe investimeve të Hapësirave Publike në Rahovec
U mbajt punëtoria për Planin e Mirëmbajtjes dhe Investimeve të Hapësirave të Hapura Publike ( HHP ) për komunën e Rahovecit, projekt ky i DEMOS-it zviceran dhe në partneritet me komunën e Rahovecit. Teuta Jaha, përfaqësuese e DEMOS-it, thotë se deri më sot është arritur të punohet në tre kapituj …
Më shumë...