Dëshmori Valiant Ferizi u lind më 25 maj të vitit 1975, në një familje të arsimuar dhe me tradita atdhetare në fshatin Kodrali të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ndërsa të mesmen, Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, po ashtu në Deçan. Studimet i vazhdoi në …
Më shumë...Zamir Qeriqi
Përparim Ismet Ferizaj (22.8.1979 – 24.5.1999)
Përparim Ferizaj u lind më 22 gusht të vitit 1979, në fshatin Kodrali të Deçanit, në një familje me tradita atdhetare. Ishte fëmija i parë i prindërve Ismet e Raze Ferizaj, të cilët lindën e rritën gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza) dhe i edukuan në frymën e shëndoshë …
Më shumë...Nuredin Mehmet Gërvalla (13.7.1977 – 24.5.1999)
Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e nderoi edhe pushka e lirisë e dëshmorit Nuredin Gërvalla. Biri i shtrenjtë i prindërve Mehmet dhe Hatmane Gërvalla, Nuredini u lind në fshatin Kryshec të Lugut të Baranit të komunës së Pejës, më 13.7.1977. Ai ishte i katërti ndër pesë djemtë e Mehmet …
Më shumë...Mickoski vazhdon edhe në skenë publike të demonstrojë përbuzje ndaj shqiptarëve
Përulja publike e kryetarit të komunës së Tetovës përpara të gjitha kamerave, përpara gjithë opinionit, përfaqëson pasojë logjike të dominimit monoetnik në Qeveri, i cili me kalimin e kohës gjithnjë më hapur po del në sipërfaqe. Kjo nuk është hera e parë që Mickoski sillet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. …
Më shumë...Xheladin Brahim Asllani (23.8.1970 – 23.5.1999)
Fshati Makermal i Drenicës është i njohur për luftë dhe rezistencë kundër pushtuesve. Luftës së UÇK-së ky fshat i ka dhënë dëshmorët: Zymer Goxhuli, Faik Goxhuli, Nasuf Goxhuli, Ilir Asllani, Islam Asllani dhe Xheladin Asllani (nga lagjet Goxhuli e Asllani), ndërsa nga lagja Gjinovci: Safet Gjinovci dhe Ajet Gjinovci. Brahim …
Më shumë...Valdet Qerkin Sopi (26.5.1965 – 23.5.1999)
Familja Sopi e Llapushnikut, për afër një shekull, në periudhat më të rëndësishme për fatin e kombit tonë, ka dhënë prova se ruajtja e substancës kombëtare në këto troje dhe lufta për liri e bashkim është mbi të gjitha. Që nga ripushtimi i Kosovës nga Serbia më 1912-1913 e deri …
Më shumë...Fazli Haxhi Jakupi (29.12.1971 – 23.5.1999)
Njëri ndër bijtë e Drenicës, që iu përgjigj zërit të atdheut që në orët e para të kushtrimit për liri, ishte edhe i riu Fazli Jakupi nga fshati Baks i Skënderajt. Prindërit, Kada e Haxhiu patën edhe katër djem të tjerë (Bajramin, Avdiun, Avniun e Muhametin). Fazliu shkollën fillore e …
Më shumë...Shani Avdyl Shala (23.5.1979 – 23.5.1999)
Dëshmori Shani Shala është i biri i Avdylit e Miradies. Ai ka lindur në fshatin Nënkala të Drenasit (ish-Vuçak), më 23 maj të vitit 1979. Nga tetë vëllezër e motra, Shaniu ishte i pesti me radhë. Nga familja e ngushtë, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përveç Shaniut ishte angazhuar edhe …
Më shumë...Hasan Beqir Shala (22.5.1979 – 23.5.1999)
Dëshmori Hasan Shala është djali i Beqirit dhe i Hafijes. Ai është i lindur në fshatin Nënkala (ish-Vuçak) të Drenasit, më 22.5.1979. Beqiri dhe Hafia kanë rritur pesë bij: Rrahmanin, Rasimin, Naimin, Fazliun dhe Hasanin, si dhe pesë bija: Halimen, Sofën, Sadberen, Sadeten dhe Valdeten. Hasani ishte sugari i familjes. …
Më shumë...Imer Hakaj: U realizua procesi i rivarrimit i dëshmorëve: Bashkim Meshi, Afrim Meshi, Xhafer Haskaj dhe Arben Januzaj
Sot, në fshatrat Lubozhdë, Cercë dhe Prigodë të Komunës së Istogut, u realizua procesi i rivarrimit për dëshmorët tanë: Bashkim Meshi, Afrim Meshi, Xhafer Haskaj dhe Arben Januzaj. Ky është një moment i rëndësishëm në kuadër të përmbushjes së obligimeve institucionale dhe kombëtare ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë …
Më shumë...Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: MBI JETËN ME MASKA – MIDIS FRIKËS, PËRSHTATJES DHE HIPOKRIZISË
Pas një udhëtimi të shkurtër jashtë vendit, u ktheva me një mall të thellë për familjen dhe gjërat e dashura që e bëjnë jetën kuptimplotë. Një nga vizitat e para ishte ajo në banesën e bijës sime, Arta Basha-Jakupit, të cilën e kishte ndërtuar dhe mobiluar me kujdes, përkushtim dhe …
Më shumë...Liberalizim pa rregulla, dëm për bizneset – DhTIK nis betejën ligjore kundër ZRRE-së
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, do të nis betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për liberalizimin e shpejtë të tregut të energjisë në Kosovë. Ne vlerësojmë se ky vendim është marrë pa një analizë të thuktë dhe pa asnjë konsultim me palët e …
Më shumë...Policia identifikon të dyshuarit për përdorim të armëve në Rahovec
Pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, në të cilën shiheshin persona duke shtënë me armë zjarri më datë 15.03.2025 në afërsi të lumit Drini i Bardhë në fshatin Radostë – Rahovec, hetuesit policorë në Stacionin Policor në Rahovec, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, si rezultat i të …
Më shumë...Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: “Fëmijët si Nisa meritojnë mundësi, jo mëshirë – Reagim publik ndaj diskriminimit në British School of Kosova”
Sot, të rënduar por me vendosmërinë e një komuniteti që lufton për të drejtat e të gjithë fëmijëve pa dallim, ne, Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, reagojmë fuqishëm ndaj lajmit se shkolla private British School of Kosova ka refuzuar regjistrimin e një fëmije vetëm për shkakun se fëmija është me Sindromën Down. …
Më shumë...Zahir Sadik Agushi (3.1.1951 – 22.5.1998)
Në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të rralla rastet kur në radhët e djelmoshave të Adem Jasharit u radhitën familje të tëra dhe kështu në piedestalin e lirisë u përjetësuan me nga dy e tre vëllezër, ndërsa nga vëllazëria edhe nga 7-8 dëshmorë. Kjo ngjau me familjet …
Më shumë...Arsim Ahmet Zogiani (21.2.1976 – 22.5.1999)
Fshati Harilaq i komunës së Fushë Kosovës kishte një pozitë të veçantë strategjike, në kohën kur Kosova ndodhej e pushtuar nga Serbia. Të tillë e bënte këtë pozitë shtrirja e tij rrëzë kodrës së Goleshit, në barkun e së cilës strukej misteri i krimit dhe i vdekjes. Në nëntokën e …
Më shumë...