leoni

Federata ruse do të pezullojë operacionet në kuadër të misionit të saj në selinë e NATO-s, në Bruksel

Autoritetet e Kremlinit kanë bërë të ditur se do të pezullojë operacionet në kuadër të misionit të saj në selinë e NATO-s, në Bruksel

Autoritetet e Kremlinit kanë bërë të ditur se do të pezullojë operacionet në kuadër të misionit të saj në selinë e NATO-s, në Bruksel, si kundërpërgjigje ndaj lëvizjes së aleancës perëndimore të sigurisë për të dëbuar tetë anëtarë të misionit të Rusisë në fillim të këtij muaji. Raportet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore janë në nivelet më të ulëta pas Luftës së Ftohtë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 18 tetor se operacionet do të pezullohen nga data 1 nëntor dhe se delegacionit ushtarak të NATO-s në Moskë do t’u merren akreditimet në të njëjtën ditë. Lavrov shtoi se NATO-ja dhe Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg janë njoftuar me vendimin e palës ruse. Sipas Lavrov, nëse NATO-ja ka ndonjë pyetje për Rusinë, përfaqësuesit e aleancës mund t’i drejtohen ambasadorit të saj në Belgjikë. Numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë në ambasadë u përgjysmua, nga 20 në 10.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …