Autoritetet në Amerikë druajnë se bilanci i viktimave nga koronavirusi mund të shkaktojë 200 000 të vdekur

Autoritetet në Amerikë druajnë se bilanci i viktimave nga koronavirusi mund të shkaktojë 200 000 të vdekur

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara druajnë se bilanci i viktimave nga koronavirusi mund të shkojë deri në 200 000 të vdekur. Këtë shifër e bëri me dije drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Antony Fauçi. Në një intervistë për CNN, Fauci tha se mund të ketë miliona raste të të infektuarve me Covid-19 në SHBA. Ai iu referua më së shumti ritmit me të cilin po përhapet virusi, sidomos në New York, atje ku janë diagnostikuar më shumë se gjysma e rasteve të përgjithshme të SHBA-ve. Fauci, megjithatë shtoi se “ky numër është aq i luhatshëm sa që lehtë mund të jesh i gabuar dhe të mashtrosh njerëzit”. Deklarata u bë pasi në SHBA të infektuarit shkuan mbi 124 mijë persona, ndërsa viktimat mbi 2100. Në gjithë botën janë mbi 685 000 të infektuar nga Covid-19, nga të cilët mbi 32 mijë kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …