Hoti

Avdullah Hoti: Gjendja me pandeminë e virusit korona është sikur situatë e luftës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjendja me pandeminë COVID-19, është sikur situatë e luftës, duke u përballur çdo ditë me rrezik të madh dhe me viktima. Duhet ta rrisim efikasitetin në punë për të përmirësuar gjendjen. Falënderoj të gjithë mjekët, të gjitha ata që janë në përballje me pandeminë që tetë muaj. I përgëzoj për punën e jashtëzakonshme. Në valën e dytë ne duhet të ngrehim nivelin e angazhimit, në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë pandeminë. Jemi duke bërë përpjekje maksimale të furnizojmë klinikat me oksigjen, të angazhojmë mjekët, të bëjmë një punë ekipore. Do të bëjmë çdo gjë si Qeveri”, deklaroi Hoti para mediave. Kryeministri Avdullah Hoti vizitën në Klinikën Infektive e ke realizuar së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. Theksojmë se gjatë ditës së mërkure, Hoti ka prezantuar masat e reja antiCovid që pritet të votohen në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ndërsa në fuqi pritet të hyjnë ditën e premte.

Kontrolloni gjithashtu

Sulmi ndaj Ibër Lepenc: Tre të akuzuar para gjykatës për sabotim të infrastrukturës kritike

Tre persona, përfshirë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, janë paraqitur sot në …