Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka kundërshtuar pyetjet e trupit gjykues për dëshmitarin, Sokol Bashota

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka kundërshtuar pyetjet e trupit gjykues për dëshmitarin, Sokol Bashota

Avokati i Kadri Veselit, Rodni Dikson ka kundërshtuar pyetjet e trupit gjykues për dëshmitarin Sokol Bashota. Ai tha se trupi gjykues po përpiqet që të dal në përfundim se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur përgjegjësi kolektive dhe kjo është e ngjashme me qëndrimin e Zyrës së prokurorit lidhur me insistimin e Gjykatës për  ‘Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale’.  Kundërshtimin e kam në lidhje me pisën aktuale të pyetjeve që po bëni që sipas nesh ju po përpiqeni të dilni me përfundimin se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur përgjegjësi kolektive, Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në Shtabin e Përgjithshëm. Kjo është e ngjashme me qëndrimin që po mban prokuroria kur flet për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Kjo është një prej arsyeve që po kundërshtojmë ne, pikërisht mënyra se si po i bëni pyetjet, tha Dikson. Sipas tij, pyetjet e gjyqtarit janë sugjestionuese dhe orientuese. Dixon e luti gjyqtarin që të mos bëjë pyetjet në këtë formë pasi sipas tij duket se tashmë kanë dal me një qëndrim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …