Azgan Haklaj

Azgan Haklaj: Maqedonia e Veriut në udhëkryqin e integrimit dhe destabilizimit! 

 Fitorja e nacionalizmit maqedonas me retorikë filo-ruse, të shprehur qartë në  fushatë në thelb në mos kthim pas është shenjë e keqe e stopimit të rrugës së këtij shteti drejt BE-së.
Shqetësimin ynë qëndron në faktin se VRMO, kundërshtin në thelb vetë pozitën e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, të drejtat e fituara me luftë e mundim.
Është domethënës fakti që e gjithë fushata e tyre kishte kryefjalë menjanimim e BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti i cili në fakt është ideatori dhe realizuesi i doktrinës së shtetit të së drejtës barazisë qytetare, bashkëjetesës ndëretnike, harmonisë ndërfetare, integrimit euroatlantik dhe progresit të drejtave dhe lirive të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Shqetësimi im jo vetëm i imi i shprehur sinqerisht e shqiptarisht është fakti i rëndë sesi këtij kori anti-shqiptar e anti-euroatlantik i janë bashkuar dikund haptas e ku nën dhe edhe koalicioni “Vlen”.
E për të fryrë këtë paradoks po hapazi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërhyn në mënyrë flagrante gjatë gjithë fushatës kundër koalicionit pro-europian të drejtuar nga Ali Ahmeti.
Në pamje të parë duket si njē suport që Kurti jep dha për kandidatet e tij të inkorporuar në  “VLEN”, por realiteti po deshmon se kjo punë është shumë më e thellë se kaq.
Ky mitoman i pandreqshëm, ky neokomunist që aspiron të imitojë Ernesto Çe Gevaren,pasi tentoi të intervenojë politikisht në Shqipëri futi hundët në Preshevë e Bujanovc duke shkaktuar deri largimin e dhunshëm të kryetarit legjitim atje Shqiperim Arifi nga presidenti serb Vuçiç.
Një unitet Kurti-Vuçiç të cilin përtej retorikave ai duhet ta shpjegoje!?.
Kapakun e këtij inkursioni të tij Kurti e vendosi në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e fundit.
Përtej ç’do etike të një shtetari e larg virtyteve që i takojnë ti ketë së konservuari një shqiptar ai ka shkuar aq larg sa që i është shprehur haptazi ish-presidentit maqedonas Pendarovski në ligjeratë te drejtë të zbardhur tashmë:
“Un’ e hoqa luftën nga politika në Kosovë dhe do ta heq edhe në Maqedoninë e Veriut”.
Do të mjaftonte jo vetëm prononcimi por thjesht mendimi i kësaj fraze që Albin Kurti të largohej një orë e më parë si kryeministër i Kosovës.
Ai de fakto ka dekonspiruar rolin e tij në penalizimin në Hagë të liderëve të UÇK-sē se bashku me bashkëpunëtorët e tij që sot janë në qeverisje në Kosovë.
E më keq akoma ai praktikisht është radhitur në zërat e korbëve nacionalistë të Shkupit pēr të aktivizuar një Hagë të dytë për drejtuesit e ushtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
Pa gjetur kualifikimin e merituar linguistik e lë në dorë të lexuesve përcaktimin e këtij qëndrimi.
Ajo që e them me bindje është se as Albin Kurti dhe as kush qëndron para e pas tij nuk mund ta njollosë dhe as ta largojë nga memorja e kombit luftën te drejtë e heroike që edhe për shumë  breza do ta kemi në ballë të krenarisë tonë nacionale.
Por nuk mundet as egoizmi, as mitomania e Albin Kurtit, as dora e zgjatur e Rusisë e Serbisë për të çoroditur realitetet në  Maqedoninë e Veriut.
Përveçse është shtet anëtar i NATO-s, në ketë vend ka nje koalicion pro-euroatlantik të udhëhequr nga Ali Ahmeti i cili do të jetë barriera e pakalueshme e influencave e turbulencave të tilla të gatuar në laboratorë anti perëndimorë e anti shqiptarë.
Megjithë influencat e dukshme dhe propagandës së shfrenuar kundër tyre Ali Ahmeti dhe koalicioni i tij fituan bindshëm ndaj rivalëve si dhe për herë të parë në 23 vite u radhitën forcë e dytë politike në  atë shtet, ndaj askush nuk do guxojë të luajë me verdiktin e sovranit e me fatin e shqiptarëve që në fakt është dhe vete fati i Maqedonisë së Veriut.
Jo vetëm Marreveshja e Ohrit dhe formula “Badinter” mbi të cilën qëndron ky shtet por vetë fuqia e frontit euroatlantik të udhëhequr nga Ali Ahmeti nuk do të bejnë kompromis politik jo vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por as dhe të pakicave të cilat i janë bashkuar kësaj levizje me vokacion të qartë perëndimor.
Dokumente të nënshkruara po dalin në dritë dhe tregojnë jo vetëm largpamësinë, por edhe tendencën e Ali Ahmetit për të unifikuar faktorin shqiptar nën principe të qarta euroatlantike.
Në këto kushte jam i sigurtë se pa vulën e Ali Ahmetit dhe koalicionit të tij asnjë hap konstruktiv nuk do të përparojë në këtë vend.
Ndryshe paqëndrueshmëria dhe destabiliteti do të jenë realiteti i pritshëm në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …