Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Publikimi i përgjimeve telefonike dhe konotacioni politik i tyre

Ngjashmëritë me bisedat e përgjuara telefonike të Adem Grabovcit me të tjerët, i gjen tek lidershipi i secilës parti politike në Kosovë, të madhe a të vogël. Dallimi i vetëm është se ato tani po bëhen publike, e të tjerat jo.

 “Është e çuditshme por është e vërtetë, sepse e vërteta është gjithnjë e çuditshme”. Po e filloj shkrimin me këtë citat të Bajronit, e i cili më së miri reflekton në vazhdimin e publikimeve të përgjimeve të telefonit të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me lidershipin dhe bashkëpunëtorë tjerë. E vërteta, vërtet është e çuditshme për faktin se si bisedat private, aq lehtë dhe pa pëlqim të personazhit kryesor bëhen publike. Ku mbeti në vendin tonë e drejta e privatësisë?

E vërteta në këtë rast është e çuditshme mbase edhe për një fakt tjetër, i cili është tërësisht i vërtetë se biseda të tilla të ngjashme i gjen tek lidershipi i secilës parti politike në Kosovë, të madhe a të vogël. Dallimi i vetëm është se në rastin e parë po bëhen publike, gjersa për lidershipin e partive tjera jo. Mbase në një kohë tjetër edhe ata do t’i dëgjojmë dhe vërejmë se komunikimi është i ngjashëm. Është e vërtetë e mbase edhe e ligjshme që një lidership i një partie të komunikoj mes vete për politikën kadrovike dhe për njerëzit me të cilët mendon t’i realizojë qëllimet politike. Ky fakt ka qenë i njohur kaherë në jetën politike në Kosovë dhe është prezent tek të gjitha partitë politike, pa marrë parasysh se cilin nivel të qeverisjes e kanë. Ngjashëm është edhe tek partitë politike të regjionit, Evropës dhe më gjerë. Gjersa votohet në Kuvendin e Republikës për kandidatë të caktuar për të ushtruar funksion politik, gjithnjë do të ketë biseda e lobime për dikë e që është veprim tërësisht normal në demokraci. Të zgjedhurit gjithsesi se nuk pikin nga qielli. Po frikohem se të përzgjedhurit nuk janë fryt i meritokracisë në subjektet e tyre, por zgjidhen si vullnete të caktuara të individëve që nuk përfaqësojnë ndonjë vullnet elektoral të qëndrueshëm.

Si u mbush komuna e Prishtinës me militantë të Vetëvendosjes

Punësimi në sektorin publik bëhet gjithsesi me referenca të caktuara ndikuese dhe kjo është e vërtetë e ditur. LDK-ja atje ku ka mundësi, përmes listave punëson. Lidershipi i kësaj partie selekton, AAK-ja dikur sa ishte pjesë e Qeverisë e bënte të njëjtën gjë, gjersa tani këtë fenomen e shpreh në pushtetet lokale me të cilat qeverisë. Të njëjtën gjë e bënë edhe Nisma, gjersa më e theksuar kjo dukuri është tek Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja me Prishtinën. Në komunën e Prishtinës dhe me shërbyesit civilë të saj të rinj të rekrutuar, vendosin lidershipi i Vetëvendosjes dhe atë në formën më të egër të mundshme. Edhe ky lidership komunikon mes vete qoftë përmes formës direkte apo telefonike se kush duhet të punësohet e kush eliminohet. Është e vërtetë e pamohueshme se administrata e Prishtinës është stërmbushur me militantë të Vetëvendosjes nga e gjithë Kosova. Janë suspenduar mbi 100 shërbyes civilë, të cilët nuk i përkisnin kësaj partie nga një komision disciplinor, ku kryetari ishte një militant partie rishtas i pranuar në punë me një kontratë mbi vepër, e që përbënë shkelje ligjore dhe të gjithë janë zëvendësuar me aktivistë të kësaj partie. Kujtojmë përpjekjet maksimale të deputetes së kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, për ta sistemuar burrin e saj në bordin e një ndërmarrje publike, e shumë e shumë raste tjera.

“Të gjithë të njëjtë janë” dhe reflektimi politik

Ka vite në Kosovë dëgjohen ankesat për ngopje të qytetarëve nga politika, gjersa arsyeja mandej të jetë se këta qytetarë presin apo kanë pritur më shumë nga ajo që realisht është në gjendje të ofroj politika kosovare. Faktit të ngopjes së qytetarëve me politikën dhe pasivizimi i tyre vjen më së tepërmi nga shikimi vetëm bardh e zi i gjërave, gjersa politika ka edhe ngjyrimet tjera.

Partitë, grupimet politike e në veçanti opinionbërësit, pra edhe mediet duke shikuar kësisoj varësisht nga pozicioni që kanë janë kontribuesit më të mëdhenj të krijimit të kësaj gjendje ku qytetari braktisë politikën me arsyetimin “Të gjithë të njëjtë janë”. Perceptimit qytetar se në Kosovë lulëzon korrupsioni, kontrabanda e kriminaliteti është i ushqyer po nga ky shikim i gjërave duke ia adresuar politikës gjendjen e krijuar si fajtor. Thirrjet e britmat e grupimeve politike e opinion-bërëse se korrupsioni në Kosovë buron dhe gjen strehën tek politika mendoj të jetë strategji e gabuar e veprimit politik pa dhënë far alternative të re e cila për pasojë ka së pari dëmtimin në masë të imazhit të Kosovës dhe rritjes së mosbesimit qytetar me vet politikën.

Bahri Bivolaku: Lëvizjet e reaksionit dhe demarkacioni

Prestigji i një partie apo lideri, lind mbi pengesat e kapërcyera e jo duke i thelluar e mbetur në to. Poshtërsia po njollos metoda e metodat dallojnë demokracinë nga anarkia.

Zhvillimet e fundit politike po e tensionojnë situatën politike në vend. Sinergjia e opozitës, mbase të ribashkuar, po humbet qëllimin, e mbase edhe kohën për të vepruar. Ajo nuk po arrin të kuptojë se liria është mirazhi nga ku gjendet shkaku i lëvizjes e që si rrjedhojë ka përgjegjshmërinë. Kosova e vitit 2016, vërtetë nuk e ka kohën për ta humbur duke u marrë me dhunë e trazira, të cilat për qëllim kanë shkaktimin e krizave politike, pse jo, edhe institucionale. Liderët e këtyre partive po harrojnë se prestigji i një partie apo lideri, lind mbi pengesat e kapërcyera e jo duke i thelluar e mbetur në to. Poshtërsia po njollos metoda e metodat dallojnë demokracinë nga anarkia.

Lëvizjet e reaksionit që për bazë kanë dëshpërimin e produkt final urrejtjen, po u hapin rrugë shkatërrimeve, duke menduar se po rregullojnë apo mbrojnë diçka.

Pozicioni i Kosovës karshi shënjimit të kufirit me Malin e Zi, dyshoj që të mund të bëhet diçka karshi gjendjes së krijuar, marrë parsysh derivatet nga ku buron ky produkt, siç janë marrëveshja e Kumanovës, Plani i Ahtisarit, Kushtetuta e ish-Krahinës Autonome të Kosovës, etj. Karshi këtyre fakteve, debati racional politik, mbase do të ishte i dobishëm, por sot vështirë i arritshëm, pasi gjithçka shikohet nga ana emotive dhe folklorike. Folklori i tillë, Kosovën mund ta kthejë në vitin 1999 dhe gjendjen e saj në atë kohë.

Përveç problemit të demarkacionit, Kosova e ka edhe problemin e veriut të vendit. Dhe tani na dalin dy probleme, problemi me fqinjet, pra me Serbinë dhe Malin e Zi, gjersa, probleme dhe paqartësi, mund të na dalin edhe me pozicionin e shqiptarëve me shtetin e Maqedonisë. Qëndrimet folklorike mund  të na qojnë në një pozicion ku Kosova do të jetë e vetme karshi këtyre tri shteteve, gjë që e vë në një pozitë të izolimit, ku ndoshta edhe është qëllimi nga këndi i gjeopolitikës Ruse.

Politika duhet t’i kthehet natyrësisë së ekzistencës

Gjendja emocionale e popullatës së mjeruar nga sundimi kolonial serb, por edhe faza e stërzgjatur e tranzicionit në liri e shoqërisë kosovare, e që për shumëkënd konsiderohet si fazë e kalimit përmes ndërtimit të një kapitalizmi pa kritere, kanë bërë të kemi një gjendje jo shumë me perspektivë. Për dikënd, sa më e gjatë të jetë kjo fazë, aq më mirë për ta, ndërsa Kosova ka nevojën që kjo fazë të mbyllet për t’iu kthyer një jetë të re sipas rregullave shoqërore që precizon demokracia dhe ligji. Trishtimi dhe lodhja në sytë e qytetarëve nga një gjendje e tillë shihet kudo. Janë lodhur nga krizat institucionale politike, janë lodhur nga deklaratat e dëgjuara për korrupsion e krim të organizuar, ata janë të etur të dëgjojnë një ide të mirë, një shpresë të re, një perspektivë të re, e cila do të shënonte një fillim të një fundi të kësaj faze të tranzicionit. Aktualisht ekziston perceptimi qytetar se politika ka humbur natyrësinë e saj të ekzistencës dhe forcën e saj nga mendimi mbizotërues, se të merresh me politikë do të thotë të sigurosh për vete, të rrëmbesh çka të gjesh apo të kundërshtosh gjithçka, pasi ti nuk ke siguruar pozicion përfitimi. Logjika e tillë ka prodhuar një shoqëri, e cila endet e lëvizë vetëm prej “punëve në interes”. Është koha që politika në Kosovë të kthjellet e përshpejtoj hapin që vendin ta nxjerrë nga tranizicioni për ta futur në normalitetin e vet në mënyrën më të mirë të mundshme, t’i kthehet stabilitetit dhe mos gjetjes së armiqve por kundërshtarëve të ideve. Hapat e parë të këtij kapërcimi i vërejmë në qëndrimet politike të liderit të PDK-së, Kadri Veselit, por që duhet shumë punë për të arritur tek caku final.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …