leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Përçarjet politike rreth koncepteve ekzistuese, pasojë e protagonizmit dhe inateve

Ata që i duan të mirën vendit, triumfojnë mbi FRIKËN e VET, në mënyrë që Kosova të mos mbetet peng i problemit. Kosova mbetet peng i problemit nëse politikanët e tillë nuk e kapërcejnë këtë frikë personale dhe këtë qasje politike, nëse nuk ndalojnë së instaluari këtë mentalitet refuzues rreth proceseve dhe pozicionit të Kosovës!

Mënyra se si ta rrëzosh dikënd nga qeverisja është matematikë, ndërsa mënyra se si t’ia rrëzosh idenë e ngulitur në bindjen e qytetarëve është politikë. Unë jam ithtar për të bërë politikë e jo matematikë. Nietzsche do të thoshte: “Do që të jesh shoqërues? Apo prijës? Apo të ecësh për qejfin tënd?… Duhet të dish se ÇFARË duhet dhe nëse DUHET.”

Për t’u bërë prijës nuk të duhet matematika por politika. Krijo e qartëso idenë me anë të së cilës e mund idenë tjetër.

Ne kemi para vetes dy koncepte për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi. Koncepti i parë ndërlidhet me presidentin Hashim Thaçi, me rolin primar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Tashmë dihen 6 pikat e parimeve negocuese si dhe investimet e mëdha amerikane në regjion nëse arrihet marrëveshja!

Koncepti i dytë ka të bëjë me favorizimin e BE-së në këtë proces, i cili ndërlidhet me përfaqsuesin e lartë të BE-së, spanjollin Borell dhe emisarin në kto bisedime, sllovakun Mirosllav Lajçak.

Në Kosovë aktualisht ky koncept ndërlidhet me kryeministrin Kurti. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Borelli në letrën dërguar Kurtit, të cilin e falenderon se e ka vënë mardhënien me BE-në si punën e tij kryesore. Konsideroj se politika e Kosovës gjindet mes këtyre dy koncepteve dhe e pad efinuar. Në këtë mes ka dhe shumë etje për protagonizëm e egocentrizëm e jo punë ekipore për të rritur cilësinë e përfaqësimit dhe nxjerrë maksimalen. Lëkundjet në koalicionin qeverisës duhet parë vetë nga ky prizëm i shikimit të gjërave e asesi ndryshe. Mbase kto dy koncepte do të unifikoheshin po mos të kishte shumë djallëzi dhe etje për protagonizëm dhe inate.

Politika pas pandemisë COVID 19

 

Frikacaku ka frikë nga hija e tij. Kështu thotë një fjalë e urtë popullore, e cila mendoj se më së miri u adresohet një grupi politikanësh apo opinionistësh të cilët sot po mundohen të faktorizojnë vehten me një kauzë politike të nxjerrë nga një shqetsim në opinion duke ndjellur frikën se do të ndodh kështu e ashtu, nëse hjeket tarifa dhe nga bisedimet do të vihet në proces Asocioni plus apo shkëmbimi. Mendimet e tilla, gjithsesi sugjestive, kanë për bazë konceptin mbi mendimin politik, jo pozitiv të bazuar në elementin e frikës. Frika bazohet në fajësi dhe unë nuk e kam të qartë se cili është faji i Kosovës për të pasur frikë që këto çështje të kenë qëndrime racionale. Pse gjithë kjo zhurmë, pse gjithë kjo frikë, pse gjithë kjo thirje për lënqime politike dhe nga kush se? Nga ata që deri dje rrinin me një këmbë, të gatshëm për gjëra të tilla dhe madje këtë model politikanësh gjithë kohën i shihje pranë ambasadave, ndërkaq aktivitetin e tillë e kishin shëndrruar në profesion. Të tillëve, siç duket , ky profesion më nuk u ecën , dhe tani kan marur rolin të i këshillojnë drejtuesit e rinj të Qeverisë e Kuvendit. Po i këshillojn për arratinë politike të Kosovës karshi botës e miqve të saj dhe sugjerojnë politikën e folklorit refuzues të përcjellur me polarizime e demonizime. Ky këshillim a qëndrim politik nuk i shtyn proceset përpara, por që i ngulfatë proceset me mjete më vullgaret. Ata që i duan të mirën vendit, triumfojnë mbi FRIKËN e VET, në mënyrë që Kosova të mos mbetet peng i problemit. Kosova mbetet peng i problemit nëse politikanët e tillë nuk e kapërcejnë këtë frikë personale dhe këtë qasje politike, nëse nuk ndalojnë së instaluari këtë mentalitet refuzues rreth proceseve dhe pozicionit të Kosovës!

 

Hashim e Albin, është koha për reflektim

UNË,UNË dhe vetëm UNË-nga mëngjesi deri në mbrëmje! -Ndryshoni – Koha është për NE, NE dhe vetëm NE!

Hipokrizia populliste dhe pragmatizmi i politikës amerikane nuk rrugëtojnë bashkë.

-“Mos ec pas meje, unë s’ju udhëheq dot!” -“Mos ec para meje, sepse ndoshta nuk mund të ndjek!” – “Ec pranë meje dhe bëhemi partnerë!”

Mbase kjo thënie e një mendimtari amerikan, reflekton në politikën e Kosovës së sotme në raport me kërkesat e SHBA-ve, për detyrat e shtëpisë për vitin 2020. Ne sot, nganjëher ecjen e kemi pas e nganjëher para! Dakordohuni për të ecur pranë SHBA – ve!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …