Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Pse hesht shkenca dhe diplomacia kulturore e Kosovës?

Propaganda e zezë që e ka vënë nën funksion Serbia karshi Kosovës, është e ngjajshme me propagandën e Hitlerit, të orkestruar nga Joseph Goebbels, fushatë nga e cila doli populli gjerman i indoktrinuar me teori të rreme raciale mbi dominim dhe nënshtrim të popujve tjerë

“Të mos dimë se çfarë ngjarjesh kanë ndodhur para nesh është njësoj sikur të mbetemi gjithmonë fëmijë”- kishte porositur mjeshtri i fjalës Ciceroni. Vërtetë ne në Kosovë si shoqëri karshi propagandës së organizuar serbe, e cila për bosht ka shërbimin sekret serb, Akademinë e Shkencës dhe Arteve, diplomacinë, kishën ortodokse e tjerë, po sillemi sikur të mbetemi gjithmonë fëmijët e llastuar duke thonë: “Hajt more se ka kush na i kryen punët tona” e më pastaj po na dalin pengesat dhe po merremi me pasojat. Kujtojmë kohën e propagandës së orkestruar mirë nga ana e serbëve nga të gjithë këta akterë për rolin e luajtur në mospranimin e Kosovës në UNESCO, gjersa ne, apo adakemia jonë e shkencave heshte, siç heshtin edhe institutet tjera kompetente e mos të flasim për shoqërinë civile, lobimin e diplomacisë sonë kulturore etj. Këtyre ditëve në Kosovë qëndroi një delegacion me punëtorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, duke vizituar manastire e kisha, në atë mënyrë që diplomatët e ardhshëm të frymëzohen se si të vazhdojnë të bëjnë fushatë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe promovuar tezën e tyre për gjoja trashëgiminë kulturore serbe në vendin ku ka lind gjoja shteti i Serbisë, pra kuptohet në Kosovë. A thua se çfarë bëjnë kolegët e tyre të Kosovës dhe a kanë se çfarë të prezentojnë në arenën ndërkombëtare, për të dëshmuar se trashëgimia e tillë kulturore e fetare është vlerë e qytetarëve të këtij vendi si pasojë e pushtimeve të ndodhura nga perandori të ndryshme, e të cilat bartnin me vete ndikimin fetar. Populli shqiptar këtë histori të zhvillimeve më së mirë e dëshmon me përkatësinë fetare nga të tri besimet, e që nuk e kanë serbët dhe shumë kombe tjera. Sikur kjo trashëgimi kulturore të mos ndjehej si e tyre në etapa të ndryshme kohore, me siguri se nuk do të ruhej me fanatizëm nga shqiptarët e këtij vendi. Shqiptarë të besimit ortodoks kishte në Kosovë e madje gjerë në Serbinë qendrore, siç ka edhe në Shqipëri e në viset e banuara me shqiptarë në Maqedoni, por ata u asimiluan me ndikim të kishës serbe. Ato objekte të trashëgimisë që Serbia pretendon të jenë serbe, janë të shqiptarëve të besimit ortodoks në këto treva.

Propaganda e zezë serbe i shërben provokimit të vazhdueshëm të gjendjes

Serbia karshi Kosovës që nga paslufta është duke përdorur një propagandë të zezë. Po përdorë material të atribuar në mënyrë të rreme që i shërben provokimit të vazhdueshëm të gjendjes. Pjesë manipuluese e saj janë edhe ca serbë të Kosovës, porse shpeshëherë pre e kësaj propagande bien edhe mediat e Kosovës. Kjo propagandë nuk shërben për të grumbulluar informacion, por për të ndikuar në ngjarjet e Kosovës si përpjekje për të destabilizuar qeveritë, por dhe vendin. Heshtja jonë karshi këtyre zhvillimeve po len terren të mjaftueshëm për të arritur tek qëllimi. Propaganda e zezë që e ka vënën nën funksion Serbia karshi Kosovës, është e ngjajshme me propagandën e Hitlerit, të orkestruar nga Joseph Goebbels, fushatë nga e cila doli populli gjerman i indoktrinuar me teori të rreme raciale mbi dominim dhe nënshtrim të popujve tjerë. Serbia me propagandën e zezë dhe agjitacionin që e zhvillon, gjithsesi e dëshiron dominimin në Ballkan, duke konsideruar kombin e tyre dominues apo superior ndaj të tjerëve, madje duke lancuar teza të tilla të rreme për ekzistencën e teorisë së krijimit të shtetit serb mu në Kosovë. A thua një shtet si Serbia me një propagandë dhe qëllim të tillë destabilizues në regjion e meriton të jetë kandidate për vend anëtar i Bashkimit Europian?

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …