Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi ka propozuar krijimin e një “Konfederate” me katër shtetet rajonale, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ai ka thënë se një bashkim i tillë do të mund të ndodhte në fushën e diplomacisë, tregtisë, ushtrisë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. “Pse mund të krijohet një konfederatë moderne kur shqiptarët janë pjesë përbërëse e secilit shtet dhe si komb shumicë? Sepse pikërisht shqiptarët kanë interes strategjik për të ruajtur pavarësinë dhe marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, mu për shkak të faktorit shqiptar në ato shtete dhe për shkak të apetiteve hegjemone të Serbisë dhe politikave ndikuese të të tjerëve”, ka shkruar Kosumi, në një tekst autorial, në konferencën ”Balkans Leadership Conference”, të organizuar nga Universal Peace Federation, Tiranë. Sipas tij, bashkimi i katër shteteve të vogla do të mund të kursente shumë buxhetet e shteteve në fushën e diplomacisë, duke i përdorur të njëjtat mjete për fusha tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …