Bajrami: Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik,..

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se ka kritikuar ashpër ministrin e Qeverisë Kurti, Hekuran Muratin i cili ka thënë se me këtë qeveri, paga mesatare është rritur për 104 euro. Ajo ka shkruar më tutje se qytetarët e dijnë se të vetmen rritje të pagave që ua ka bërë Qeveria Kurti ka qenë para dy muajve në shumën prej 6.80 euro. Ekspertja e ekonomisë, Hykmete Bajrami ka shtuar më tutje se në rritjen e pagës mesatare, ka ndikuar rritja e pagave për kabinetin qeveritar dhe kushdo që flet në ekonomi për shifra dhe injoron inflacionin, gënjen. “Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50 për qind, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …