Banorët e lagjes së Veternikut sot protestojnë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili po kalon në afërsi të lagjes

Banorët e lagjes së Veternikut sot protestojnë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili po kalon në afërsi të lagjes

Banorët e lagjes së Veternikut sot protestojnë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili po kalon në afërsi të lagjes. Banorët nëpërmjet një njoftimi thonë se kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po ashtu po i mbledh edhe mushkonjat, si dhe është potencial për ndonjë epidemi. “Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë. Protesta mbahet më 22 tetor, te ura ku kalon kanalizimi, konkretisht afër spitalit Amerikan, ora 11:00”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Identifikohen tri viktima nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona

Kushtrim Gara ka bërë të ditur se janë identifikuar tri viktima nga mbetjet mortore të …