Brickos

Barrikadat janë hequr vetëm në pjesën jugore të Urës së Ibrit, në Mitrovicë, por jo edhe në pjesën veriore

Barrikadat janë hequr vetëm në pjesën jugore të Urës së Ibrit, në Mitrovicë, por jo edhe në pjesën veriore

Barrikadat janë hequr  vetëm në pjesën jugore të Urës së Ibrit, në Mitrovicë, por jo edhe në pjesën veriore, meqë  barrikadat në atë pjesë të qytetit të ndarë vazhdojnë të ruhen nga Policia dhe KFOR-i.  Barrikada në urën kryesore të Ibrit e vendosur nga serbët në korrikun e vitit 2011, pas aksionit të dështuar të njësive speciale të Policisë së Kosovës ROSU për t’i marrë pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë. Fillimisht ato u mbushën me rërë e pastaj u  përforcuan me beton. Këtë pjesë të pushtuar mbi Lumin Ibër ashti si tërë veriun e vendit serbët e quajnë si “Parku i paqes”, meqë e konisdeojnë si vijë ndarëse me Kosovën. Heqjen e kësaj pjese të barrikadës ministrja  për dialog me Serbinë, Edita Tahiri e quan sukses, ndërkohë që për pesë vitet e kaluara në vazhdimësi  ka përsëritur të njëjtin refren dhe ka premtuar heqjen e barrikadës, e cila tani po hiqet vetëm në pjesën jugore.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …