Florim Isufi

Gjeografi Florim Isufi ka thënë se kufiri me Malin e Zi ka devijime të theksuara

Profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi, ka thënë se kufiri me Malin e Zi ka devijime të theksuara dhe se ky devijim më së shumti shfaqet në pjesën perëndimore dhe veriore të Komunës së Pejës,  në zonën burimore të Lumëbardhit të Pejës dhe në pjesën e Zhlepit. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi pa e shikuar mirë të gjithë dokumentacionin, sidomos hartën e zonave të kadastrave të vitit 1974, e cila, sipas tij, dëshmon humbjen e territorit të Kosovës. Ai ka thënë se ekspertët e kanë kryer një obligim moral ndaj Kosovës dhe tërësisë territoriale, kurse tash u mbetet deputetëve të marrin mbi supe vendimin për ratifikimin apo jo të demarkacionit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …