Ivica Daçiq dhe Sllobodan Millosheviq

Ivica Daçiq: Do të vërtetohet se Milosheviqi nuk ka qenë kriminel lufte, por luftëtar për interesat e serbëve

Ministri i Jashtëm dhe dy ministra të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar publikisht se ish-kryetari i vdekur në burgun e Sheveningenit, Slobodan Milosheviq, nuk ka qenë kriminel, por hero dhe se ai ka luftuar për interesat e Serbisë. Duke komentuar vendimin e paradokohshëm të Tribunalit të Hagës, sipas të cilit Slobodan Milosheviqi ishte  liruar nga akuzat për pjesëmarrje në krim lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se në fund, do të vërtetohet se Milosheviqi “nuk ka qenë kriminel lufte, por luftëtar për interesa të serbëve”. Daçiqi, pionieri dhe zëdhënësi i dikurshëm i kryekriminelit Milosheviq tani është kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, parti gjinjë në koalicion qeveritar me radikalët dhe forcat çetnike të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …