Bashkim Ramosaj

Bashkim Ramosaj: U arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve që kalojnë nga Manastiri i Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas marrëveshjes për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit Me këtë rast, Ramosaj thënë se ka marrë fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë. Ai ka thënë se sipas kësaj marrëveshje, Komuna e Deçanit do të procedojë me rehabilitimin, shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …