Time Kadriaj

Time Kadrijaj: Që 20 vjet çlirimtarët tanë janë përballur vazhdimisht me akuza të fabrikuara nga Serbia

Deputetja nga radhët e AAK-së,  Time Kadrijaj, para deputetëve të Kuvendit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vendin tonë. Ajo gjatë fjalimit të saj ka bërë thirrje për unitet pas arrestimeve të fundit që janë bërë.  Kadrijaj ka thënë se Kosova ka dëshmuar vazhdimisht që është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësi ndërkombëtare, për dallim nga Serbia e cila mohon vazhdimisht krimet e saj në Kosovë. ‘Përderisa Serbia mohon vazhdimisht krimet e saj në Kosovë duke i fyer mbi 15 mijë viktima e mbi 20 mijë nëna e motra tona të përdhunuara, dhe 1600 shqiptarë që figurojnë të zhdukur dhe në të njëjtën kohë zyrtarë të sotëm të Serbisë e që dje ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kasapit të Ballkanit, hapur kërcënojnë të gjithë ata serbë që mund të flasin për varrezat masive, Kosova ka dëshmuar vazhdimisht se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare sa herë që ajo thërret’, ka deklaruar ajo. ‘Përgjatë këtyre 21 viteve të pasluftës, çlirimtarët tanë janë përballë vazhdimisht me akuza të cilat janë të fabrikuara nga Serbia e që të mbështetura nga qarqe anti-shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …