BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim lidhur me nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim  shpreh shqetësim lidhur me nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, e cila, sipas të dhënave të Euronews, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë të lidhur me ndotjen – një situatë e paprecedentë. Kjo gjendje përbën një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve tanë, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore kronike.  Ndotja e ajrit kërkon një reagim urgjent dhe të mirë koordinuar. BDI vlerëson se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të prioritizojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.  Në vend që të shpërqendrohen me çështje që dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike, kërkojmë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj sfidave mjedisore

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …