Brickos

BDI

BDI: Anëtarët e kryesisë vlerësuan ecurinë e zbatueshmërisë së programit për secilin dikaster veç e veç

Faza e parë e mbledhjes së Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim të filluar më 16 mars 2018 që synon ndërtimin e politikave programore, strategjike, orientuese dhe kadrovike të BDIsë për dy dekadat vijuese përfundoi me takimin maratonik të drejtuesve të BDIsë të premtën ku u miratuan konkluzat për vijueshmërinë e zbatimit të programit nga ana e ekzekutivit si dhe u diskutua mbi pushtetin lokal dhe prioritetet programore për komunat.

Seria e mbledhjeve të Kryesisë përfshiu raportime të detajuara të drejtuesve të pushteteve të drejtuara nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim që përfunduan me konkluza konkrete programore të afatizuara për zbatim në drejtim të ngritjes së cilësisë në arsim, shëndetësi, kulturë, përfaqësim të drejtë, adekuat dhe cilësor, decentralizim të shtuar, politika lokale, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore, ambient jetësor, infrastrukturë, etj,

Anëtarët e kryesisë vlerësuan ecurinë e zbatueshmërisë së programit për secilin dikaster drejtues vec e vec dhe dhanë orientime konkrete për vijimin e punës në frymën e plotësimit të premtimeve zgjedhore dhe adresimit të pritjeve të qytetarëve. Në këto mbledhje u diskutuan edhe aktualitetet politike, përfshirë çështjen e emrit, marrëdhëniet me fqinjtë, integrimin në NATO, reformat sistemore, raportin e progresit të Komisionit Evropian, negociatat me Bashkimin Evropian, zgjerimin e shumicës parlamentare, barazinë gjuhësore, etj.

Kryesia konstatoi ecurinë e suksesshme dhe shpresëdhënëse të negociatave për tejkalimin e pengesës së fundit në drejtim të integrimit të plotë EuroAtlantik dhe inkurajoi pushtetet legjislative dhe ekzekutive që guximshëm të përmbyllin edhe kontestin shumë-vjecar me Greqinë në periudhën para nesh.

Në përmbyllje të fazës së parë që shënon edhe rrumbullakësimin e veprimtarisë tematike të BDIsë si subjekt politik pas miratimit në tërësi të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, Kryetari Ahmeti paralajmëroi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lartë në mes të dy Kongreseve, për muajin qershor të këtij viti.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të jetë nisma në ndërtimin e përbashkët të Bashkimit Demokratik për Integrim për dy dekadat para nesh e gjithënjë në dobi të shoqërisë së përgjithshme dhe proceseve progresive të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …