Von der Leyen

BE paralajmëron masa hakmarrëse ndaj SHBA-së nëse dështojnë bisedimet tregtare

Bashkimi Evropian është në pritje të një marrëveshjeje tregtare me Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës 90-ditore të pezullimit të tarifave të reja, por paralajmëron masa hakmarrëse në rast se bisedimet dështojnë. Në një intervistë për Financial Times, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja po shqyrton vendosjen e një takse mbi të ardhurat nga reklamat për gjigantët amerikanë të teknologjisë si Meta dhe Google, nëse nuk arrihet një marrëveshje “plotësisht e balancuar” me Uashingtonin. Kjo periudhë e përkohshme është një shans për të ndërtuar një marrëveshje të re, por nuk do të kthehemi më në status quo. Ky është një moment kthesë në marrëdhëniet tregtare BE–SHBA,” u shpreh Von der Leyen. Ajo sqaroi se nuk do të ketë ndryshime në politikat e BE-së lidhur me përmbajtjen digjitale apo TVSH-në – dy nga fushat që janë kritikuar nga këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro. BE-ja synon një qasje të drejtë dhe reciproke, duke e bërë të qartë se nuk do të hezitojë të mbrojë interesat e veta nëse negociatat nuk japin rezultat.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …