Brickos

Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi: Spiuni i Bujanovcit

Kur në vitin 1981 si nxënës i shkollës së mesme “Jovanka Radivojeviq Kica” në Prizren u arrestova si pjestar i një grupi ilegal, gjatë veprimtarisë me Iliaz Shalën, Shefqet Asllanin nga Ferizaji që jetonte në Prizren, Sheradin Berishën e Shani Berishën, Rufat Ajazaj, Shefidin Mallzomajn e Fahredin Mazllomajn, në një rast kisha takuar përmes Iliaz Shalës një person nga Bujanovci me emrin Zeqir Iliazi nga Bujanovci, që punonte në Printeks të Prizrenit. Iliaz Shala nga Billusha e Prizrenit, Zeqir Iliazin nga Bujanovci e kishte njohur përmes Shefqet Asllanit nga Ferizaji. Zeqir Iljazi sipas Iljaz Shales e Shevqet Asllanit punonte ne Printeks te Prizrenit.

Me rastin e përpilimit të aktakuzës si dhe mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj këtij grupi, Zeqir Iliazi nuk u paraqit në seancë. Emri i tij në njëfarë forme ishte zhdukur. Ky emër, pra, Zeqir Iliazi, përmendej në Aktakuzë, siç do të përmendej edhe në Aktgjykim.

Mirëpo nga Prokurori Jakup Gurmani si dhe nga kryetari i trupit gjykues Orhan Rekathati, emrin e Zeqir Iliazit e përmendnin në dy versione: diku Zeqir Iliazi e diku Iliaz Zeqiri. Kjo ishte bërë me qëllim për të krijuar huti, gjoja se këtë person, organet e ndjekjes (UDB-a) nuk paskan arritur ta identifikojnë, e rrjedhimisht edhe ta zënë. Pra e konsideronin person në kërkim. Këtë përson pra, nuk paskan pasur mundësi ta gjenin UDB-ashët, në Prizren si Vesel Krasniqi, Zenel Celina, Salajdin Kastrati, Daut Morina, Musa Jorganxhiu, Jovo Roksandiq etj.

Megjithatë gjërat nuk kanë mundur të mbetën në vazhdimësi të pazbuluara, kështu që nuk mbeti i pa zbuluar as spiuni i Bujanovcit, i mshefur nga vetë UDB-ja, herë Zeqir Iljazi herë Iljaz Zeqiri.

Edhe diçka: shyqyr që s’kanë mundësi njerëzit ta mashtrojnë edhe Zotin, ashtu siç mund ta mashtrojnë njeriun. Ani me qenë shqiptarë (si ky spiuni i Bujanovcit demek), eh çfarë lake të  Xhajiqit i kishin heq Zotit. Të Xhajiqit thash pra, jo rastësisht, sepse spiuni ishte tifoz i Cërvena Zvezdës.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …