Bedri Hamza: “STOP krizës, ndrysho Kosovën” – PDK hap fushatën me thirrje për mobilizim qytetar

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit, me një tubim të madh të mbajtur në Ferizaj, ku kryetari dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi vizionin dhe programin e tij qeverisës për Kosovën. Para qindra qytetarëve dhe mbështetësve të PDK-së, Hamza bëri thirrje për ndryshim politik dhe për mobilizim qytetar në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar votën për numrin 125 si alternativë për dalje nga kriza dhe rikthim të stabilitetit në vend. “Më 7 qershor, ju do të vendosni: A do të vazhdojmë me krizë? Apo do ta ndryshojmë Kosovën? Unë besoj që Kosova është gati. Gati për stabilitet. Gati për kompetencë. Gati për zhvillim. Gati për rezultate”, deklaroi Hamza. Ai tha se vendi ka nevojë për qeverisje me përgjegjësi, zhvillim ekonomik dhe institucione që punojnë në interes të qytetarëve, duke shtuar se PDK-ja synon ta rikthejë besimin dhe perspektivën për Kosovën. “Bashkë do ta ndalim krizën. Bashkë do ta ndryshojmë Kosovën. STOP krizës. Ndrysho Kosovën. Voto PDK 125”, ishte mesazhi kryesor i kandidatit të PDK-së për kryeministër. Tubimi në Ferizaj u karakterizua nga atmosferë festive dhe pjesëmarrje e madhe e simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët shpalosën mbështetjen për programin dhe kandidaturën e Bedri Hamzës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …