leoni

Behxhet Shala

Behxhet SHALA – BAJGORA; Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka hyrë në rrethin e fundit, pasi kishte filluar para tre muajsh

Analisti e veprimtari, Behxhet Shala thotë se fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka hyrë në rrethin e fundit, pasi  kishte filluar para tre muajsh. Aktivitetet përqendroheshin kryesisht në diasporë ku opozita kishte pësuar humbje brutale në zgjedhjet paraprake. Tash duket se kanë mbledhur mend dhe, si rezultat tehu goditës i VV-së në diasporë është topitur bukur shumë. LDK-ja ka deklaruar se ka të regjistruar mbi 40.000 votues që janë pjesë e kësaj partie kurse PDK-ja nuk përmend shifra konkrete por krahasuar me zgjedhjet e fundit duket se është forcuar shumë. AAK – NISMA nuk është se kanë shumë votues në diasporë. VV-ja shpreson se diaspora do të jetë hambar i votave andaj ka forcuar punën me diasporën, duke e shkelur edhe Ligjin për zgjedhje. Flitet se biznesmenë të afërt me VV-në po investojnë mjete të konsiderueshme për t’i sjell votuesit nga diaspora në Kosovë më datë 9 shkurt 2025. Por, përfundimisht diaspora më nuk është eldorado e votave për Kurtin. Votat nga diaspora në rastin më të mirë për këtë parti  do të sillen kah 40 përqind e që do të ishte shembje e madhe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …