Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se  Aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë, me qëllim  që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare. Ai e ka quajtur situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë si çështje kyçë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  Gjatë një debati që u zhvillua në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtjes në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mark Rutte  i kemi disa shqetësime atje, sidomos për situatën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe raportet mes Serbisë dhe Kosovës”, tha shefi i NATO-s. “Gjithsesi, ne jemi në kontakt me Kosovën, por edhe me Serbinë, për të siguruar që zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë në Kosovë në shkurt të mos çojnë deri te destabilizimi. Kjo është çështje kyçe. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të mbetemi të angazhuar për së afërmi sepse është një fqinjësi kryesore për ne”, tha Mrk Rutte. REL

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …