Brickos

Bejtulla Krasniqi: Rrëfime Lufte

Bejtulla Krasniqi: Rrëfime Lufte

Dihet se në luftë do të ketë të vrarë dhe të plagosur, shtabi UÇK ZOK në Zhegoc të Gjilanit bëri përgatitjen e spitalit ushtarak. Kontakte ishin me mjekët të cilët shprehen gadishmërin ti shërojn të plagosurit ushtar të UÇK dhe civil pavarësishtë rreziqëve që mundë t̕ju kushtoj me jetë. Spitali ushtarak u vendos në disa dhoma te shtëpia e familjes Ismajl Pajazit Ahmeti e cila familje është e njohur për kontributin e dhën në UÇK. Furnizimin me barna dhe paisje medicionale e sjellen nga Gjilani ushtarët e UÇK. Forcat ushtarake serbe me 10 prill 1999 sulmuan fshatin Bresalc të Gjilanit ku vranë dhe plagosen Shqiptar. Për shkak të sigurisë të plagosurit nga Bresalci u sjellen nga UÇK në Zhegoc në spitalin ushtarak të improvizuar. Këtë mision ushtarak, vetëvrasës se nuk din a do të riktheshë sepse zonat ishin te rrethuar nga forcat serbe. Për sjelljen e Dr. Xhevat Demiri Dr. IlAz Porushtica e realizuan unë Bejtulla Krasniqi, Karaxha dhëndri i Dëshmorit Pajazit Ahmeti ne kishim në shfrytëzim makinën fiat prodhim i Polonis dhe ishte pronë e ushtarit të UÇK ZOK Hoxha nga fshati Bukovik.

Nga Zhegoci u nisem për fshatin Bresalc,kaluam rrugen e vjeter të Gllames dhe Mehir.Tentuam të hym përmes rruges së vjeter të fshatit Mehir në fshatin Livoç të epërm, ku më së afërmi e kishim shtëpin bazë të UÇK të familjes Hazir Krasniqi nga ku mundë të kordinoheshim si të hym në Gjilan. Afër pishave te Liqeni Livoçit të epërm aty na ndaloj Ruzhdi Kqiku nga fshati Mehir, i cili ishte bari duke ruajtur delet dhe kishte njohuri për aktivitetin tim ushtarak në UÇK na tha mos vazhdoni rrugen se forcat serbe janë pozicionuar te pishat e Livoçit të epërm. Ne ndëgjuam këshillat e tij dhe vazhduam rrugen në anen kundert në drejtim të lagjes të Jabuqve dhe te malet afër liqenit të Livoçit të epërm ne ramë në pritë, forcat serbe na sulmuan mirëpo falë taktikave ushtarake shpëtuam. Vazhduam tutje deri te lagja e familjes Leka të Livoçit të epërm kur u afruam afër shtëpive diku ka mesi i kodres Karaxhes i thash me prit këtu të shiqoj a janë në shtëpi familja Leka (mbasë lufte e kuptova se te lagja e familjes Leka kishin qen stacionuar ushtria serbe). Për shkaqe sigurie Karaxhes i propozova të më pres në mes kodre. Vazhdova tutje kalova kanalin dhe duke shkuar tutje isha futur në zonë të minuar.

Kur pash zonen e minuar u ndala. Karaxhen e thirra dy her dhe me ndëgjoj, me dor ja bëra prit, falë përvojes ushtarake u tërheqa nga zona e minuar. U takuam dhe i thash nuk mundë të vazhdojm tutje se zona ishte e minuar. Aty i thash se në rast dalim te rrafshi i kodres shpëtuam por duhet të shkojm duke zvarritur për toke rreth disa drunjëve të cilët nuk ishin aqë të rritur, arritem te rrafshi i kodres shiqova majtas nuk pash asgjë kur shiqova djathas pash paramilitaret e sheshelit të cilët kishin uniforma ushtarake ngjyrë të zezë duke lëvizur rrugës te pishat në drejtim të rruges së asfaltuar që ndan zonen e banuar të Livoçit të epërm, aty kuptova se forcat serbe i kanë njoftuar të gjitha njësit ushtarake që gjindeshin afër të stacionuara. Përsëri i thash Karaxhes për të shpëtuar duhet të vazhdojm duke zvarritur për toke deri në afërsi të prockes ku mali ishte më i dendur dhe i gjatë ku nuk mundë të vreheshim. Afer prockes u ngritem në këmb kur mbritem te procka ndëgjuam ulurimat e qenve që ishin grumbulluar me një vend sepse i kanë ndëgjuar krismat e armeve të forcave serbe.

Vazhduam tutje duke kaluar nëpër prock sepse përshkak vështërsive për lëvizje ishte një siguri për neve. Mbas nja 10 minutave lëvizje dolem nga procka dhe u ngjitem përpjet kodres pash një vendas timin Shabanin e Xhixholve i cili ishte duke ardhur nga drejtimi i Gumnishtës së poshtme posa u takuam menjëher më tha fute atë mbrenda fjalen e kishte për armen unë e ndëgjova sepse Shabani e kishte vrejtur se ishim në një zonë ku mundë të na vrejshin forcat serbe që ishin pozicionuar në anen e majt të malit në vendin e quajtur Ujar.

U përshendetem ai e kuptoj që ne ishim në mision ushtarak nuk pyeti asgjë unë e pyeta ku po shkon më tha te shtëpia në Livoç të epërm mirëpo duhet me pas leternjoftim se nuk mund me hy në fshat sepse ka pikë kontrolli nga forcat serbe. Ne vazhduam përpjet kodres rreth një toke e cila ishte pronë serbi e Ordes nga Livoç i epërm. Aty Karaxha më tregoi sa ka shkuan ne te poshtë anen e kundërt te vendi i quajtur Ujari pash dy ushtar serbe duke shkuar te poshtë mirëpo nuk di pse nuk te lajmrova me kohë ndoshta pavarsishtë rreziqeve duhet të vazhdojm tutje. Tutje rrugës afër majes së kodres që ishte pronë serbi kam vrejtë një civil Shqiptar Gumnishtës së poshtme i familjes Abazi nga dhe i them Karaxhes në rast se na pyetë ku ishit po i them se kem tu shkue në Livoç të epërm mirëpo nuk i kemi leternjoftimat me veti dhe u dasht mu kthye mbrapa se serbet nuk lën me hy në fshat. U takuam me këtë përsonin u përshëndetem dhe i treguam ashtu si e vendosem për biseden. Unë e pyeta ku po shkon ky më thot po shkoj te afërmit e mi në Bresalc. Pastaj ky rrëfen se policia serbe nga Gjilani ka vizituar fshatin e tij. Polici me emrin Nikolla nga Koretishta ju ka thënë se është ardhë në Zhegoc UÇK nga Drenica me 24 ushtar dhe komandant ishte Shaqa të cilat informacione ne e kishim marr ma heret se dikush kishte lajmruar për prezencen tonë në Zhegoc dhe ne kishim njohuri se disa persona ishin kundër pranisë të UÇK. Mbaruam biseden, ne vazhduam rrugën në drejtim të maleve të lagjes të Jabuqve kur arritem afër majes të kodres afër udhëkryqit të rrugës takuam Sabri Kqiku nga fshati Mehir i cili ishte duke shkuar në Gumnisht dhe u përshëndetëm ai na pyeti ka po vini ne i treguam njejtë sikur ati përsoni nga Gumnishta e poshtme. Ky na rrëfen si e kanë legjitimuar forcat serbe te Lagja e Jabuqve dhe i kishin thënë vazhdo duke hecur vetëm rrugës se kemi sulmuar UÇK në malë.Unë nuk i tregova misionin sepse krijosha panik, posa u ndam prap vazhduam malit në drejtim të fshatit Mehir dhe u kthyem te familja Kqiku. Ku bisedova me familjaret Kqiku dhe ishte prezent Bajram Muji ju tregova se është urdhër i prerë prej shtabit UÇK ZOK në Zhegoc sjellja e mjekëve. Nuk ju tregova si na sulmuan forcat serbe se krijosha panik por ju thash se nuk kemi pasur letenjoftim nuk mundë të vazhdojm tutje. U vendos që këtë mision për sjelljen e mjekëve ta kryejn Nazmi Kqiku dhe Bajram Muji. Sqarim: pas bisedes mbas lufte me Nazmiun rrëfen se për arsye të ndryshme në momentin e fundit Bajram Muji nuk merr pjesë në këtë mision por Florim Muji nga fshati Mehir cili ishte i mitur. Ne pushuam te shtëpia e Nazmiut dhe kemi ngrën drekë.

Mjekët u sjellen deri në Mehir te familja Kqiku pastaj ne vazhduam për Zhegoc. Në Zhegoc në spitalin ushtarak të improvizuar ishte sjell i plagosur ushtari UÇK Eshtref Uruçi nga Bresalci dhe disa civil trajtimin e të plagosurve e bëri Dr. Xhevat Demiri, Dr. Ilaz Porushtica. Ndërsa që pas çlirmit të ketë dëshmi për misionin UÇK xhirimin me kamer e bëri kom. Shpati. Pas trajtimit të plagosurëve Doktorët shkuan në Gjilan duke bartur rreziqet sepse lëvizja e tyre është bërë në rrugen e asfaltuar falë gjënshmëris kthehen shëndos në Gjilan. Të nesermen me urdhër të zëv. kom. ZOK.Shemsi Syla vëllezërit Shabi, Nexhat Selimi unë Bejtulla Krasniqi i kam dërguar në Bresalc deri te shtëpia e tyre me makinen Lada karavan e cila kishte Logon e firmes Thumbi që ishte pronë e familjes Naser, Skender dhe Rexh Veseli të cilët janë të njohur për kontributin e UÇK. Pastaj vëllezërit Selimi nga familjaret u dërguan në ordinancen private Diagnoza në Gjilan për pastrimin e plagëve. Unë për shkaqe sigurie qëndrova te familja Selimi deri sa u kthyen të plagosurit. Ku familja e tij më shprehi mirënjohje që ju kam sjell mjekët dhe për trajtimin e plagëve që do ta bëjnë në një ordinanc sepse falë mjekëve vëllezërit Selimi shpëtuan. Nëna e Nexhatit dhe Shabiut rrëfen si ju ka shpëtuar jetën njërit djalë i cili ishte i plagosur. Ajo tregon se është muslimane nga Bosnja dhe ka pas njohuri të gjuhes serbokroate: Djali ishte i plagosur te një lisë te varrezat e fshatit mbulova djalin e plagosur me trup se ke tue vra ushtari serb po e citoj si me tregoj mos ma vraj djalin (nemoj da mi ubijesh sina) ushtari serb e pyet prej nga je (odakli si ) kjo i thot prej Bosne (od Bosnje) dhe ushtari serb nuk e vret.Dy infermier të cilët ishin 15.04.1999 diten e ofenzives serbe në Zhegoc. Infermier Bejtush Murati nga Bresalci. dhe inf. me uniform të UÇK ishte Elhame Sallahu nga Zllatari i Vitis. E cila ishte ardhë me një grup nga Zllatari që kryesori ishte Baci. Në ditën e ofenzives nga forcat serbe në Zhegoc të epërm vritet Ushtari UÇK Pajazit Ahmeti. Ra Dëshmor në Zhegocin e epërm kurse shoku i tij Ushtari UÇK Afrim Myrtaj u plagos. Unë isha në vëzhgim mbi kodren që ndan fshatin Zhegocin e poshtëm,fsh. Gadish dhe fsh. Plitkoviq. Duke zbritur te procka për të pirë ujë, takoj disa civil më thanë e kanë ndëgjue një përson duke kërkuar ndihm.Shkuam të shiqojm kush është. Ky ishte Afrimi i cili, ishte i plagosur kishte ardhur deri te procka në Zhegoc të poshtëm.Unë me disa civil dhe inf. Bejta tentuam ta nxjerrim nga procka kur e vrejtem se ka shumë plagë nuk e tërheqem. Posa kishte filluar lufta disa nga paisjet medicionale ishin tërheq në malë me traktor. Shkova dhe e gjeta se në cilin rimorkio të traktorit janë paisjet medicionale. Mirëpo shtrati për bartjen e të plagosurve ishte vendosur në fund të rimorkios i mbuluar me disa rroba dhe u nevojitke kohë me e nxjerr. U ktheva te procka ku ishte duke qëndruar Afrimi dhe ju thash atyre nuk munda ta nxjerr shtratin nga rimorkio por duhet gjetur mënyr tjeter. Nga popullata morem një batanije dhe vendosem Afrimin e tërheqem nga procka. E Vendosem në një vend ma të përshtatshëm ku mundë ti ofrohet ndihm. Në Atë moment nuk kishte mjekë por u ofrua ndihma mjekësore nga Inf. Bejta ku nuk kishte paisje medicionale, por trajtimin e bëri në kushte të vështira. Kishte një thikë ushtarake dhe e dezinfektoj me flakë shkrepse dhe ja nxuar disa plumba që u vrejshin.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …