Bekim Jashari: SHBA-ve u jemi mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne shqiptarët dhe Kosovën

Bekim Jashari: SHBA-ve u jemi mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne shqiptarët dhe Kosovën

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit dhe me disa nga deputetët të Kuvendit të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz. Ai ka thënë se SHBA-ve u jemi mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne shqiptarët. “Së bashku me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kryesuar nga kongresisti Randy Hultgren, dhe me disa nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, në homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në nderim të heroizmit dhe sakrificës së Jasharëve. Shteteve të Bashkuara të Amerikës u jemi përgjithmonë mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne shqiptarët në përgjithësi, e për Kosovën në veçanti, duke na u gjendur pran në momentet më të rënda. Jemi të nderuar me respektin që miqtë tanë amerikanë i bëjnë Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë të Prekazit heroik”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …