Demostratat e vitit 1981

Besart Krasniqi: Marsi i rezistencës kombëtare

Marsi  muaji, ku rezistenca  është  gjithherë e nxehtë dhe e fuqishme, përkundër faktit se ky muaj është i ftohtë. Muaj ky që paralajmëron jo vetëm pranverën sipas stinëve, por edhe pranverën që vetëm me rezistencë, shqiptaret mund t’i realizojnë qëllimet dhe aspiratat e tyre.   Shumë marsa kanë qenë të përgjakshëm, por edhe rezistent për shqiptarët, i tillë ishte  edhe marsi i vitit 1989, ku shqiptarët ishin rezistent ndaj regjimit kriminal të kasapit të Ballkanit, Milloshoviq.  Ishte 27 marsi i 89’ ku shqiptarët kishin vendosur ta ngrinin zërin, ndaj regjimit shtypës, kriminal të Jugosllavisë.  Sa më shumë që shtohej dhuna ndaj shqiptarëve, aq më shumë shtohej edhe rezistenca e shqiptarëve ndaj regjimit fashist.Marsi  ishte muaj i ftohët por shqiptarët bënin rezistencë të nxehtë, ku përmes demonstratave, kërkonin të drejtat e tyre. Sikurse shumë dëshmorë të tjerë, demonstratat e po atij viti, sikur edhe në ato të 1981-ës veprimtarin Ismet Krasniqi e gjetën në ballë të tyre, si dhe organizimit të rezistencës ndaj regjimit diktatorial të Milloshoviqit.Ismetit , nuk ishte vetëm pjesëmarrës i kësaj rezistence të fuqishme, por ai ishte edhe organizator, ku kudo në lagje, nëpër rruge, madje edhe në vendin e punës organizonte se si ta rrënojnë pushtetin e padrejtë.   Përkundër ndjekjeve dhe arrestimeve që ia bënin, ai për asnjë moment nuk u shmang nga rruga të cilën e kishte nisur qysh si nxënës i shkollës së mesme, duke vazhduar të rezistojë në forma të ndryshme kundër forcave pushtuese kriminale të Serbisë. Edhe gjatë kohës sa ishte në ushtrinë e ashtuquajtur jugosllave, Ismeti maltretohet dhe burgoset disa herë. Ndërsa gjatë vizitës që Tito i kishte bërë kazermës ushtarake në vitin 1979, Ismeti arrestohet dhe mbahet në izolim. Megjithatë, edhe pse u arrestua disa herë dhe u kërcënua edhe me likuidim, ai nuk ndalej për asnjë moment, madje kërcënimet që ia bënin inspektorët UDB-es, Ismetit ia shtonin edhe më shumë dashurinë dhe motivin për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar. Në një aktivitet të organizuar nga autoritetet komunale më 1982, Ismeti si një i ri entuziast, patriot dhe trim shqiptar e shqyen flamurin serb dhe në vend të tij e vendos dhe e shpalos flamurin kombëtar shqiptar. Kjo iu kishte rënë në sy organeve të sigurimit, të cilët të nesërmen e arrestojnë në vendin e tij të punës në Prishtinë.Ishte 27 marsi  i ftohët i  vitit 1989, ku Ismeti me shokë u gjend përballë kriminelëve si bisha karpatiane, para gazit lotsjellës, tankeve dhe autoblindave, duke brohoritur për liri e për fitore deri në bashkim. Rreth orës 17:30 po të njëjtës datë në krismën e kallashnikovëve, dhe në katrahurën e demonstratave, Ismeti nuk u ndalë se thirruri për liri për  fitore.  Mirëpo guximin, idealin e Ismetit dhe shokëve të tij nuk kishte kush ta ndalë pos plumbave të kriminelëve të regjimit serb, dhe kështu ai u bë një nga shembujt e shumtë se si duhet sakrifikohet për liri dhe kauzën e drejtë kombëtare. Pra ishte marsi i ftohët ku shqiptarët me rezistencën e tyre kërkoni të drejtat e tyre, do te ketë edhe shumë mars-a tjerë të nxehët, deri në çlirimin e plotë të vendit, deri në realizimin ëndrrës së dëshmorit, për liri dhe bashkim kombëtar. Në demonstratat e 27 dhe 28 marsit në Kosovë ranë 28 dëshmorë , si dhe u plagosën e u arrestuan qindra të tjerë. Vetëm në Prishtinë, ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …