Besnik Kryeziu

Më në fund, disa nga ata që me vite na kanë ligjëruar për demokraci, e treguan fytyrën e vet. Demonstratën paqësore e shndërruan në demonstratë të dhunshme, duke përgjakur e vrarë ata që s´kërkonin gjë tjetër përpos vetëvendosje për Kosovën. Ata, djem e vajza, që atë ditë ishin nisur për në qendër të kryeqytetit tone, për t’i treguar, në radhë të parë Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe të vetëquajturit “Grupi i Unitetit” se shqiptarët kurr nuk do të pajtohen me një gjysme zgjidhje për Kosovën. Bërtita me gjithë zërin tim, ndonëse ai tani nuk ishte më në gjendje normale, sikurse edhe i gjithë trupi im. Pse, pse edhe njëmijëherë, pse po na përgjakni po na vrisni, në emër të kujt e bëni këtë?
-Kush ju jep këtë të drejtë?
A pak vuajtje pati ky popull?
A pak gjak derdhi?
O liri, po e shtrenjtë paske qenë për popullin tim!
Edhe pas gjithë atyre flijimeve biblike, prapë gjak? 
Gjak për vetëvendosje.
Në mbrëmje përsëri lajme, lajme se demonstrata shpërtheu në dhunë. Shumë të plagosur të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore.Por nuk flitet për të vdekur, ende jo. Ky fakt më qetëson pak. 
***
Zgjohem në mëngjes, ditë e Diel.
Përsëri lajme, por tani mediat po na informonin se dy nga të plagosurit në demonstratën e djeshme kanë ndërruar jetë. O jo, mos qoftë e vërtetë, por e vërteta ashtu si është e pa mëshirshme del. Në faqet e mia rrjedhin dy pika lot. Po, në demonstratën paqësore më 10 Shkurt të 2007 janë vrarë nga dhuna mizore e policisë dy protestues: Arben Xheladini dhe Man Balaj. O zot, ndihmoi Familjet e tyre dhe popullin tim që ta kapërcejnë këtë dhimbje.
Altarit të lirisë sonë ju shtuan edhe dy dëshmorë, sepse edhe këta kishin të njëjtat kërkesa, të njëjtat ideale si edhe dëshmorët tjerë. Lirinë, Pavarësinë dhe vetëvendosjen e Kosovës.
Lavdi e përjetshme.
Më pas informohemi se Grupi i Unitetit paska thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen e krijuar pas ngjarjes. Partitë që e përbejnë këtë grup fillojnë me komunikatat e tyre lidhur me ngjarjen. Si gjithnjë nuk ju prinë proceseve, por janë në bisht të tyre. Në përgjithësi vajtime, si jemi mësuar t’i ndëgjojm me qindra herë. Në komunikatën për shtyp që e lëshoi Grupi i Unitetit, nuk dolipara kamerave për t´na dhënë sqarime për vrasjet, sepse nuk kishin fytyrë, sepse ata ishin bashkëfajtorë për këtë, me politikën e tyre të refuzimit ndaj Vetëvendosjes dhe liderit te saj z.Albin Kurti thuhej: Ekipi i Unitetit analizoi gjendjen e krijuar me protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe lëvizja Vetëvendosje. Shihet çartë se atyre nuk ju dhemb pse kanë vdekur njerëzit, por ju dhemb Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja. 
tregojnë se me q´ka e ka nxitur këtë dhunë Albini dhe Vetëvendosja. Ata ishin të paarmatosur, kishin dalë në demonstratë për ta parandaluar luftën, që ju kemi frik se do ta bini sepse keni pranuar copëtimin e Kosovës me atë decentralizimin e mallkuar, keni pranuar që pesë përqindëshi serb të na sundojë neve shumicës, keni pranuar shpërbërjen e TMK –së, ata djem që me sakrifica të shumta u munduan ta ruajnë trashëgiminëe lavdishme të UÇK-së, të shkojnë në pension të parakohshëm e kush e di edhe çka tjetër keni pranuar. Albin Kurti dhe vetëvendosja nuk kanë nxitur kurrfarë dhune, po dhuna ka ardhë nga pala tjetër. E di se ju dhemb shumë Albini dhe Vetëvendosja sepse ata po ju përballin me të vërtetën, qe ju nuk na thatë kurrë por vazhduat të na ushqeni me iluzione të rreme. Harruat se ky popull është lodhur, nga kjo pritje e gjatë, nga varfëria e terri që po ia hajn shpirtin, nga këto eksperimente të panevojshme. Ju kuptoj se ju me popullin komunikoni vetëm kur ju duhen votat nga jeta luksoze që po e bëni keni harrur se ai ekziston fare. E di se ju nuk e keni vështirë ta burgosni Albinin, vështirë e keni ta leni të lirë sepse ju tmerron përballja me faktet. Kur thash se ju jeni bashkëfajtorë për vrasjet kështu mendova:
Pse kurrë nuk i vizituat këta djem, ata ishin afër juve aty në Prishtinë, nuk ishin ne Afrikë apo t’i ftonit në takim, të bisedonit me ta se të paktën në mënyrë deklarative thoni se i keni qëllimet e përbashkëta, t’i dëgjoni shqetësimet e tyre, kërkesat e tyre ta gjenit një gjuhë të përbashkët dhe të ecnim së bashku drejt shtetit të Kosovës që do të bëhet patjetër, jo nga puna juaj por nga gjaku i dëshmorëve tanë. Por jo, ju e vazhduat injorimin e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosja, ju u tallët me ta dhe për fatin tonë të keq ja bilanci shumë tragjik. Mësoni nga ky bilanc mos vazhdoni me injorime, me përbuzje. Jepni urdhër që Albini të lirohet sa me parë, sepse ai përkundër dëshirës suaj po shëndrrohet në lider dhe për këtë ju keni merita të veçanta, natyrisht nëse jeni te vetëdijshëm ta kuptoni këtë gjë, unë dyshoj.
Mos harroni se shumë nga pjesëmarrësit në këtë demonstratë, dikur ndoshta kanë votuar edhe për ju ose se janë edhe anëtarë të partive që ju përfaqësoni, por që janë zhgënjyer në punën tuaj. Edhe njëherë lirojeni Albinin, nderoni ata dy djem që i vranë policia, bëjeni këtë që të mos na përsëritet kjo ngjarje, ky bilanc shumë tragjik.
Bëjeni, kjo është thirrja e qytetarëve, e popullit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …