Besnik Tahiri: Kërkimi i hapjes së arkivave që nuk ekzistojnë është gabim substancial

Besnik Tahiri: Kërkimi i hapjes së arkivave që nuk ekzistojnë është gabim substancial

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, para mediave është deklaruar për tri tema të rëndësishme: menaxhimin e pandemisë; arkivin e UÇK-së; dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Sa i përket menaxhimit të pandemisë ai ka argumentuar se është e palogjikshme të diskutohet për tema tjera, në kohën kur Kosova është në listën e zezë të të gjitha shteteve për menaxhim të dobët të pandemisë, duke arritur nivelin më të lartë të vdekjeve e infektimeve. Ndërsa sa i përket çështjes së arkivave të UÇK-së, ai ka theksuar se janë disa tema të këtij vendi, që lidhen me historinë tonë të lavdishme. Dhe, ajo histori sipas tij është lufta për liri, luftë e cila është vlera më e madhe kombëtare, e këtij kombi dhe këtij vendi. Kërkimi i hapjes së arkivave që s’ekzistojnë është gabim substancial. Kurse lidhur me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, Tahiri ka potencuar se kjo është e palogjikshme dhe bie ndesh me demokracinë. Pra, nuk ka as bazë ligjore e as demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …