leoni

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Lista Serbe, as Aleksander Vuqiçi nuk janë në pozicion ta kushtëzojnë Kosovën, sepse jemi shtet dhe kemi institucione

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë  së Kuvendit, ka folur për situatën në veri të vendit. Ai ka thënë se Lista Serbe, as Aleksander Vuqiçi  nuk janë  në pozicion të kushtëzojnë Kosovën, sepse ne jemi shtet dhe kemi institucione. Ne i kemi thënë kryeministrit, Kurti  mos hy në zgjedhje sepse po hyn në një eksperiment që nuk mund i del në krye dhe ndodhi ajo që e thamë. Ka qenë eksperiment që nuk i ka sjellë asgjë Kosovës, vetëm e ka dëmtuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, u shpreh, Besnik Tahiri, duke shtuar se për tema që lidhen me sovranitetin  e vendit, duhet të ketë diskutim serioz  me subjektet politike dhe me miqtë tanë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …