Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Koha e fundit për të vepruar z. Kryeministër!

LDK dhe shkarja e saj nga koalicioni duke ndenjur në fund të anës, sikur po marrin mësymjen nga një e pikur nga qielli për ta zgjuar dhe njëherë mbi terrin informativ të Kosovës konstanten përfaqësuese “Gjithçka me Amerikën”! Prishja e koalicionit nga ky ngerç dhe nën këtë moto sikur i jep një dorë Isa Mustafës dhe elitës së vjetër për ta rinovuar veten mbi partinë duke e imponuar “Pssst Amerika” për heshtje bindjeje në rreshtim.

Shfaqja e Skënder Hysenit në Washington dhe takimi i tij me z.Grenell në cilësinë e sekretarit për politikë të jashtme të LDK-së dhe jo si pjesë integrale e qeverisë (ku edhe bënë pjesë subjekti), kërkon një lexim me optikë të rritur e thjerrëza të ndërvarshme.

Sidoqoftë, rënja e qeverisë apo diciplinimi i kryeministrit Kurti në minutat e fundit gjithçka do të përfundonte me një koalicion të ndërprerë. Gjithnjë e më shumë këta po na tregojnë se ky koalicion përveç se është i panatyrshëm është edhe jo funksional.

Pakoha e ardhjes së Kurtit në qeverisjen e vendit po e shfaq atë ashtu sikur nuk është, me vlera dhe kapacitete të munguara. Teoritë e mëdha janë për katedra akademike, derisa pushtetet duan shpatulla vendimarrjesh. Këtë nuk do ta mësoi kurrë një adoleshencë politike, sikur na është shfaqur këto 15 vite Vetvendosja, e cila me vetmbylljen në rrethin e parandërtuar vicioz nëse nuk i fiton zgjedhjet lokale në Besianë (ish Podujevë) rrezikon të mos njoh më rast mirëkuptimi qeverisës pa iu shtruar tutelës kapëse të aktorëve të vjetër të skenës sonë kaq të kontaminuar.

Fitorja e komunës së Besianës Vetvendosjen do ta rikthente në entuziazmin e besimit në veten e saj, meqë gara për pushtetin qendror mund të imponohet shpejt dhe ajo duhet të mendoj tashmë për të. Ky është veprim i mirë, ndryshe do detyrohet ta shtrijë kurrizin me çka mund të futet drejt zhbërjes si besim e hyjniziim elektoral.

Por, Kosova është përtej dhe më shumë se sa vetëm fati i një partie. Ajo po kalon kohë të vështira dhe një moment kthese, për çka qeveria e saj nuk është këtu për t’i ndihmuar. Qeveria në mungesën e saj vepruese po lë shteg për zhvendosjen e qendës vendimarrëse.

Lëvizjet e presidentit për të kriijuar një imazh funksional jashtëinstitucional ka lajthitur partitë politike (krerët e tyre). Shkuarja e Isa Mustafës te presidenti ishte jo vetëm delegjitimi real i funksionalitetit dhe peshës qeverisëse të vendit por edhe përquarje mesazhi Kurtit e Trumpit!

Gabimi i madh që bënë partitë politike me shkuarjen te Presidenti e ka inkurajuar atë të mendoj se po e çan rrethimin dhe mund t’ia del sikur ia patën dalur me puçin te LPK-UÇK-ja kur patën krijuar Drejtorinë politike. Presidenti mund ta ketë në mendje daljen e LDK-së nga qeveria dhe krijimin e një vakumi institucional për çka ai mund të imponohej në dialog si përfaqësim i gjithë spektrit politik që në secilin rast do përbënte edhe institucionet e vendit. Ndarja që presidenti po provon t’ua bëjë të drejtës përfaqësuese dhe tekniciteteve qeverisëse të lëna për institucionet si kuvendi dhe qeveria është tashmë tipizëm identitar i tij. Drejtoria politike e UÇK-së qe imponuar kështu. Ajo qe bërë realitet që dyzonte veprimin dhe përfaqësimin si të drejtë të manipuluar, e që më vonë në raport me ndërkombëtarët u bë edhe fati vendimarrës i vendit.

Dhënja e mesazhit përmes këtij truku optik me të cilin ai pretendon ta mbaj veten në pozicionin e të vetmes adresë negocuese bartë në vete edhe rreziqe edhe mbivendosje institucionale, një autokraci e dëshirurar që kur e nëpër gjithë verpimet e z.Thaqi. Besoj se presidenti nuk u ka ofruar asgjë përveq një shënimi për takimin me fotot e nxjerra asecilit që i priti! Hipotetizma e tij se mund të thirren së shpejti në një takim shterrues ku do përmbyllet marrveshja me Serbinë nuk mund të shkoj anash qeverisë! Shtetet nuk vendimarrin me fiset, ato dëgjojnë dhe duan të dëgjohen nga institucionet ku prijnë qeveritë apo në vende krizash realitetet e terenit! Rrëzimi i presidentit ndoshta do të ishte veprimi më i mirë në këto zhvillime pamundësie vepruese. Duke e rrezuar presidentit ne do futnim atë si vlerë të përbashkët në trupën vendimarrëse të Kosovës. Presidenti Thaqi duke qenë njëri nga tjerët është vlerë që duhet përdorur për faktin e përvojës së madhe që ka përgjatë rrugëtimit çlirimtar dhe shtetbërës të vendit, derisa si realitet i sotëm ai është i pamenaxhueshëm dhe i rrezikshëm!

Zbritja e z.Thaqi me këmbë në tokë është detyrë e politikës dhe institucioneve. Partitë politike do bënin mirë ta ndërprisnin komunikimin me presidentin derisa ai të mos kuptoj se nuk është prodhuesi i politikave të vendit, por vetëm përfaqësues i tyre nëpër gjithë shfaqjet e tij ceremoniale qoftë ato edhe si takime bilaterale. Aktvendimi i gjykatës kushtetuese ka threguar qartë inkopetencën e presidentit për të prodhuar politika a marrëveshje ndërkombëtare.

E gjitha kjo merr vëmendje të rëndësisë së veçantë me çvendosjen e qendrës menaxhuese të dialogut.

Marrja e dialogut Kosovë – Serbi në duart e Shtëpisë së Bardhë sikur ka fashitur gjithë zërat e aktorëve të dergjur të deritashëm, sikur ishin disa europian. Europa edhe pse e kishte asetin më të madh në duart e veta për ta zgjidhur këtë çështje nuk e pa të udhës t’ia merrte rrugës pragmatiste. Psh. do mjaftonte tërheqja e ekonomisë gjermane nga Serbia dhe pushimi i gjithë kontratave të saj, veprim të cilin do ta ndiqnin dhe vendet tjera europiane në një trysni të harmonizuar me çka çështja do mbyllej dhe dialogu të dilte me sukses. Në të tilla zhvillime do kishim edhe njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, të cilat akoma hezitojnë ta bëjnë atë me çka edhe kanë mbajtur çështjen në pazgjidhjen e vet. Me një qartësi vepruese të tillë procesi i përafrimit të Ballkanit përëndimor me BE-në do të ishte shumë më i avancuar dhe si fund do të kishim shumë më pak Rusi destabilizuese në rajon.

Pregamtizmi amerikan kërkon aktorë të guximshëm e të shpejtë, presidenti Thaqi i ka ato atribute!

Pra gjërat nuk janë sikur ishin. Marrja e dialogut nën sqetullën e Shtëpisë së Bardhë imponon rregulla të reja dhe sjellje të re. Prishtina politike ka shumë arsye të shqetësohet bazuar në transparencën e munguar për gjithçka që mund të jetë harmonizuar si marrëveshje shqiptaro-serbe nga dyshja Thaqi-Vuçiq nën bekimin e Kryeministrt Rama. Por, ajo nuk mund të mbetet peng i batakut dyshues se e keqja mund të na vie thjeshtë nga SHBA-të, Thaqi dhe Rama, dhe aty të vendnumëroi sikur bëri për tri marrëveshjet, për transportin ajror, atë hekurudhor dhe autostradën. Kosova e ka të drejtën e vet dhe ka mbështetjen për atë të drejtë. Në këtë rrafsh të së drejtës ne kemi mjaftueshëm hapsirë vepruese. Andaj e keqja që mund të vie e ka bazën ngjizëse në vet institucionet tona, në vet politikën tonë. Hapsirat e papërmbushura nga ushtrimi i përgjegjësive mbeten vakumet ku mund të dergjet zgjedhja optimale e Kosovës, jo pra vetëm për faktin e sëmundjes për protagonizëm të presidentit tonë. Protagonizmi i presidentit Thaqi nuk është thjeshtë etje, ai mund të jetë edhe shumëçka tjetër, pse jo edhe Hall sikur përflitet e akuzohet!

Por, obsesioni për të kapur gjithçka prej ku presidenti Thaqi veç sëmundjes për protagonizmin mund ta shërote edhe ndonjë hall të vetin e largon z.Kurti nga misioni i bërjes së Kryeministrit! Janë të kota letrat që ai i drejtoi te ndërkombëtarët për t’ia prerë mundësitë dialoguese z.Thaqi. Presidenti ndalet brenda Kosovës. Kusht për dialogun është heqja e taksës dhe ajo nuk është në dorën e tij. Menaxhimi i heqjes së  taksës përcakton edhe axhendën e përbërësit e dialogut. Në këtë rast presidentit mund t’i shkoj në ndihmë LDK-ja, e cila ka një pozicionim të fortë. Ajo e ka deklaruar mëse një herë se pa heqjen e tërësishme të taksës nuk ka as vazhdim qeverisjeje. Ky përcaktim mund ta merr dinamikën e zhvillimeve menjëherë pas miratimit të buxhetit.

Andaj, vënja e Kosovës në axhendën e Presidentit Trump, sikurse quhet fitore edhe është, dhe kësaj nuk mund t’ia presim krahët me gërshërët tona. Duhet të kuptojmë se mos heqja e taksës mund ta vëjë Kosovën në pozitë jo të mirë. Ajo mund ta shtyjë LDK-në të veproi. Tashmë në këtë mundësi sikur e ndihmoi edheish kryeministri Haradinaj i cili qe bërë gjithë këto kohë arra e fortë e mosheqjes së taksës. Shkuarjen e tij në krah të Agim Veliut për zgjedhjet në besianë duhet të merret si sinjal për qeverinë. Ish kryeministri Haradinaj shkoi ta ndihmonte shtyllën kryesore të LDK-së Agiim Veliun, i cili ka imponuar në sinkron me PDK-në pikërisht heqjen e taksës. Ky mesazh nga Haradinaj dhënë tërthorazi tregon për shkallën e alarmit.

Po cila heqje e taksës është e duhura dhe për masën e Presidentit Trump? Këtë lloj heqjeje duhet gjetur shpejt. Mos shkëmbimi i territoreve i potencuar nga z.Grenell mund të merret garancë e mjaftueshme për të hequr taksën, e cila nuk është se nuk do mund të rivëhet në rrethanë të re! Heqja e taksës bazuar në premtimin e Grenellit është bazë e mirë për të kapur nivele reciprociteti prej fushe në fushë. Në këtë amulli të krijuar qeveria Kurti po vonohet dhe kjo vonesë ka lënë shumë hapësirë vetofrimi për presidentin te faktorët ndërkombëtarë.

Koha Jabllanoviç mund të bëhet fati i qeverisë Kurti. Atë e solli në skenë marria, ndoshta e koordinuar me Serbinë, e ministrit Reka. Propozimi i tij për koncesion Serbisë me ofrim përdorimi të territorit për daljen në portet e Shqipërisë është Pashiqiste dhe kjo shërbesë që ministri i ka bërë edhe pse vetëm verbalisht Serbisë mund të jetë baza fillestare goditëse për t’i çuar marrdhënjet në koalicion drejt fundit dhe zhvillimet në Rugë drejt fillimit.

A është fjala aset korruptiv? Po kur ajo thuhet me peshën e institucionit. Ministri Reka duhet të shkarkohet dhe të hetohet. Propozimi i tij është interes armiqësor dhe Serbia ka interes propozime të tilla t’i peshoj me konto të majme në baka ndorkombëtare apo në çanta skutave të errëta të shërbimeve inteligjente!

Kryeministri kurti nuk po tregon më shumë se sa vetëm një idealist në pakohën e tij pushtetardhëse dhe një adoleshent pa shpatulla politike ku pushojnë e ndërtohen liderët. Nëse do donte të më demantonte ai duhet të veproi!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …