Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Loja, pushtet-bërja dhe Gebelsianët janë këtu

Që kur Kryeministri Haradinaj na dha të kuptonim se nuk i shtyente dot më punët e mëdha të Kosovës, meqë po vihej në vështirësi nga faktorë të jashtëm e të brendshëm dhe dha dorëheqjen, vendi ka mbetur jo vetëm pa qeveri por edhe pa drejtim. Zgjedhjet që pasuan nxorën të parë, por nuk nxorën fitues. E fituar në gjithë këtë doli të ishte “HILJA”. Loja në shpinën e saj sa na  ka sjellë në rrethana zgjedhjesh të reja. Me hile e kanë të gjithë. Kur kryeministri Haradinaj mbeti vetëm dhe po futej në domosdoshmëri largimi nga politika vendore e ndërkombëtare, Vetëvendosja në vend që ta kapte atë moment rreshtimi për çështjet me të cilat po dalin të jenë edhe vrasja e fitores së saj elektorale, ajo iu gëzua faktit se po vinte dita kur do t’i buzëqeshte të dalurit e parë nga gara elektorale.

Ka gati katër muaj që kur ajo e gëzon atë qenësi të parë, prej ku i mohohet të qenit fitmtar. Vetvendosja si shprehje e një rrugëtimi idealist për të mirën (deri ku e ku edhe e maskuar me utopizëm, për shumë kohë ajo qëndroi në eter duke mos dashur të zbriste në rrafshin e realitetit funksional edhe përkundër se ajo kishte prekur qeverisjen lokale në disa Komuna), shtroi zakonin e saj adoleshent si grotizëm të ndërtuar për ta vrarë veten. Ajo, sikur donte t’i rezervonte mundësitë për kohët që po priste nëpërëndrrës së ndërtuar.

Historia ndodhë për ta lexuar për mësim. Komuna e Parizit priti mëse njëqind vite nëpërlindjen e vet për gjatë së cilës ndërtoi edhe dështimin implementues. A nuk janë këto 15 vite egzistencë Vetevendosje një analogji në miniaturë? Nëse inercioni i ndryshimit shoqëror do shpërfillë kapacitetet rreshtuese të Lëvizjes Vetvendosje si hapërim në koherencë, mund të guxojmë të themi se ky është edhe fundi i saj si pranueshmëri mendësie për në cakun e madh.

Kosova si pjesë e çështjes shqiptare, mbetur në mëshirën e zvillimeve një shekull të tërë, ia ka dalur të shtrohet për zgjidhje dhe në këtë ka marrur formë më vehte. Atakimet e jashtme dhe jo harmonia e brendshme po e vështirësojnë përmbylljen e shtetndërtimit po aq sa edhe zhvillimin e saj. Vetvendosja, kjo shpërfaqje rrethanash pasojë këtyre dy rrafsheve, po paguan papranueshmërinë për atë sa i hëngër gjuha.

Vijat e kuqe nuk është se i tha Vetvendosja në dëlir, ato i determinoi vet deklamimi identifikues e mëtues i saj nëpër ndërtimin e vet. Kjo futje e vetes në detyrueshmëri rruge i jepte asaj fisnikëri aureole për çka mori edhe mbështetje elektorale. Në zgjedhjet e fundit, ndjekja në shtrim platforme u bë nevojë identifikuese edhe për LDK-në, e cila aty gjeti mundësinë rirreshtuese të brendshme, prej ku ajo ia doli t’i prolongonte shumë zhvillime që po vinin nga kalbja që sjell kapja e kupollës dhe përtejnevoja e një veloje të cilën tashmë anëtarësia dhe grupet e interesit brenda saj po bëheshin gati ta bjerrnin. Kreu i LDK-së në tendencë për të mbajtur dy frontet: atë me LV-në dhe të brendshmin në sashpërthim, gjeti papranueshmërinë ndërkombëtare për sa i hante gjuha Vetvendosjes aleat në nevojë dhe zgjoj apetitet vepruese të kreut të shtetit z.Thaqi, i cili nuk është thjesht një President, por më shumë se kaq, ai është një sistem i tërë kapjeje shteti në pushtetim real. Ajo tashmë e ndodhur në rrethin e fundit të një maratone nisur që në fillet e opozitës së shkuar mund ta dështoi mundësinë e Vetvendosjes për të kapur drejtimin e vendit. Këtë dështim LDK-ja mund t’ia faturoi Vetvendosjes për vet papërvojën që ajo ka treguar në gjithë tekanjozitetin që i imponoi e djeshmja për sa i pat hëngër gjuha krekosëse.

Pra, LV-ja u tregu e pa përvojë në menagjimin e të qenit i pari i besueshëm i elektoratit ashtu sikur e pamë në gjithë këta muaj përpjekje të saj, jo se ajo nuk dinte ta gjente rrugën vetreformuese që ia kërkonin e për të cilën rrugës së saj të transformimit sa nuk e humbi tërë shkëlqimin që i jepnin parimet që proklamonte e standardet që kërkonte, por se asaj i duhej kohë dhe këtë po për fatin e keq të saj nuk e kishte blerë për paszgjedhje. Vijat e kuqe na rezultojnë të kenë qenë vet koha e pablerë. Ato i dhanë LDK-së bllago në duar të gjitha zgjedhjet, pa edhe dështimin e koalicionit!

Vetvendosja duke mos qenë fituesja e zgjedhjeve, por duke qenë veçse e parë, do duhej t’i jepte gjuhës andej kah edhe i kishte interesat e të etabluarit në pushtetbërje, prej ku do mund të jepte aq frymë ndryshimi sa i linte fati i keq i të qeverisurit në domosdoshmëri me LDK-në, njërin prej fajtorëve të mëdhenj të të gjithë deformimeve dhe marrëveshjeve të këqia.

Sado që ajo u përpoq t’u pëlqente kancelarive nëdrkombëtare, për çka ajo lëshoj nga dita në ditë shumë nga çfarë kishte premtuar, sikur duket nuk ia arriti ta dëshmonte ndryshimin që ata prisnin. Sikur të mos i mjaftonte ky raport besueshmërie akoma i pavënë me ndërkombëtarët, ajo po paguan ato që i rezervoi për sa i hante gjuha edhe në planin e brendshëm. Armiqësia e skajshme me Presidentin dhe shpurën e tij si piketim goditjeje parësore, rreziku atakues ndaj eksponentëve drejtues të partive që determinion pakompromisiteti i shpallur i saj nëpërndërtimin e vet për luftën çrrënjosëse të dukurive të këqia si korrupsioni, zhvatja që solli vjedhjen e gjithë aseteve të vendit përmes grabitjes e blerjes së lirë, goditja e oligarkisë ekonomike e politike të ndërtuar përmes kapjes së shtetit, keq qeverisja e deri te tradhëtitë për territorin dhe lëndimin e rendit kushtetues, e dukuri pafund të të keqes së shpërfaqur që ka bërë zhgënjimin të zboi popullin tonë në masë aq të madhe nga Kosova sa do t’ia kishte lakmi edhe Millosheviqi me akademnë serbe që me Garashaninin e tutje.

Adoleshenca politike e LV-së, tashmë e shëndrruar në faj elektoral, që padyshim do përkthehet edhe në zhgënjim masash në rreshtim, i hapi siparin një loje që po luhet drejt plojës së vet në kurrizin e vendit.

Temat e mëdha për të cilat Kryeministri Haradinaj i lënë në vetminë e madhe e gjeti si rrugë vetëm lënjen e postit, janë dhe mbeten sfida pushtet-ndërtuese për ku ascili me dëshirë nuk ia ka ngenë. Megjithatë, Kosova duhet ta rrugëtojë këtë fazë, dhe për këtë kemi mbetur në mes të rrugës. Vijat e kuqe si realitete raportesh tanimë po bëhen realitete përmbysëse jo vetëm të një shprese që po mëtonte të dilte lule në pranverën e vonuar shtetndërtuese , por për më shumë se kaq përmbysëse në rrokullim duarsh ku edhe pritshmëritë po mbajnë gërshërët e hapura!

LDK sikur është e ditur nuk ia ka takatin një marrëveshjeje për Kosovën pa Krahun e Luftës, dhe LV me gozhdimin e vetes nëpërgojën e saj nuk ia dolën të lënë mënjanë armët që po i çojnë në humbje, sikur e bëri Shën Kosntadini kur la armët e Ushtakut dhe mori krishterimin për ta pushtuar perandorinë. Këtë mosdije duket se e kanë ndihmuar nga poshtë plafit kudo tavolinave Presidenti dhe faktori ndërkombëtar. Nëse LDK nuk ia ka takatin vendimarrjeve në pambështetje të Presidentit dhe partive që quhen me përkatësi lufte çlirimtare, atëherë Vetvendosja sikur duket që e ka kuptuar vetminë vjen e na befason të gjithëve; pse e bëri përçapjen e fundit të zhveshjes së vet duke takuar e mirëkuptuar me Listën serbe.

Mesazhi që ajo mund t’ia ketë drejtuar ndërkombëtarëve si thirrje për ndihmë me takimin mirëkuptues me Listën serbe, se ajo ka ndryshuar në tërësinë e pritshmërisë së tyre, po mbetet veqse një relikë sjelljeje përtej së cilës ajo do ketë kuptuar thellësninë e hiles që është luajtur në kurriz të saj! Në gjithë këtë shtyrje metamorfimi,  mandatimi edhe i votuar në parlament do dukej një kufomë që do kundërmoi nga tema në temë parlamentare e nga tema në temë marrëveshjeje me Serbinë. Taksa, Demarkimi, Dhomat e specializuara, gjyqësia policia dhe AKI-a të menagjuara nga presidenti , dhe tema tjera të rënda si këto do bëhen mallkimi dhe zvenitja e saj, deri dikue edhe varri i saj.

Përtej të mundshmeve  të ezauruara gjithçka thotë se nuk do të ketë votëbesim për qeverinë Kurti edhe pse në politikë asnjëherë nuk thuhet KURRË! Nëse kjo kurrë përmbyset në orën e fundit, po ajo përmbysje do bëhet edhe vet varri i asaj qeverisjeje që do ngritet mbi të.

Për të mos e hargjuar edhe të provuarën e pasuksesshme!

Tri ditët që na ndajnë nga afati kur i mandatuari Kurti duhet të votëbesohet në Kuvend duket se po mbeten kalvari i persiatjeve pasuese në shërbim të mandatimit të dytë! Nëse nuk ndodhë çudia, sikur janë sjellur LV me adoleshencë dhe LDK me hile, votëbesimi i mandatarit Kurti do të dështoi. Po dështoi kjo persiatje skena do merr pakuptimësi elektorale edhe pse mund të prodhoi teknicitete pse jo edhe vendimarrëse për vendin. Të tillë zhvillim mund ta përballojnë vetëm vende e popuj në pafuqinë e tyre totale.

Sikur e tha z.Veseli se ata ishin aty për t’iu gjendur Kosovës edhe mund të supozojmë se PDK do përfshihej në qeveribërje pas dështimit të z.Kurti. Kjo nuk do na habiste aq sa do na habiste përfshirja e mundshme e LDK-së në një skemë të tillë! Ata në stilin e institucionrespektuesve edhe mund ta shitnin në anëtarësinë e saj deri diku si sakrificë të subjektit për të treguar rugovizmin e tyre, por jo gjithkund dhe jo atje ku karrigat kërcitën në procesin e zgjedhjeve të brendshme, të cilin u detyruan ta ndërprenin duke bërë emërime në parti nën shuarjen e zjarrit me Vjosën kryesuese liste.

Një bashkimi të tillë do i bashkohej NISMA në nevojën e madhe për të perfomuar nga pushteti tendencën e mbijetesës në skenë, e cila i është luhatur shumë me rezultatin aq mospërkrahës për të që treguan zgjedhjet, ku bashkë me minoritetet do kishim një shumicë në parlament dhe një autoritet për të negocuar. Se a do përbënin AAK dhe LV opozitën e mjaftueshme parlamentare për të garantuar vendimarrje të balansuar qeveritare këtë do mbetej ta shohim.

Një skeme me LDK-në nismëtare qeveribërëse pa PDK-në është e vështirë t’i shihet filli. LDK ka deklaruar me forcë dhe mëse një herë se demarkacioni me Malin e zi është çështje e mbyllur dhe se marrëveshja nuk ka pasur gabime. Ajo është shprehur poashtu kundër Autostradës së Dukagjinit dhe ka brenda saj gatishmëri anti Taksë, për dhomat e specializuara ajo ka një etje të madhe përkrahëse ku përflitet se ka edhe dorë dëshmimi. Këto të çara të mëdha e bëjnë të pamundur tani për tani përfshirjen e AAK-së në një qeverisje të përbashkët. Sheshimi i këtyre dallimeve do ta bënte të mundur një qeverisje edhe pse ndoshta jo jetëgjatë. Bashkësia ndërkombëtare do kërkonte efiçencë në marrëveshjen me Serbinë dhe aktorët do mbeteshin të njëjtët: Bashkësia ndërkombëtare, Presidenti Thaqi, z. Haradinaj, Tirana zyrtara dhe Serbia me Vuçiqin. Nëse tërheqja e z. Haradinaj nga kreu partiak është bërë për të lëshuar rrugë për aq kohë sa mund të preket sedra e tij me vendimarrjet e pashmangshme dhe partia do merr drejtim sa për të qenë, atëherë mund të themi se gjithçka është e mundur!

Sikur të gjithë kanë ngritur kurtha për tjerët dhe për vetat e tyre nuk mbetet tjetër vetëm se të themi rroftë HILJA! Por, politika sikur e dimë është edhe pak aty këtu një hile me shije për një mundësi poashtu me shije, ajo që ka agravuar skenës sonë nuk mund të shihet në komoditetin e një hileje rebus ku pritet të del e njohura.

Në gjithë këtë katrahurë ka më shumë se një hile artistike të vlerave politike. Tendenca për ta gozhduar Vetvendosjen në Altarin e Terrorizmit na ka shokuar të gjithëve. Gjuajtjen e Kuvendit në fokusin e protestave anti demarkacion etj e patëm kuptuar si përpjekje e pushtetit për t’i vënë një kufi kundërshtisë. Dhe, meqë opinioni gëlonte se atë mund ta ketë bërë pushteti, tashmë ngre kokë një përpjekje pikërisht nga PDK-ja ish pushtetare për t’i hudhur në prehër gjyqsorit të kapur nga ta viktimëm Vetvendosje. Narrativa e stisur terroriste të cilën po mundohen t’ia mveshin Vetvendosjes rrezikon ta nxjerr atë nga tereni politik. Fokusimi i PDK-së në këtë ndërmarrje ka ngritur pyetjen e madhe kudo koluareve në mos vet PDK-ja është kreusja cytëse e “Syrit të Popullit”! Ndoshta për këtë do duhej një hetim i pavarur para se të biem në kurthin e konspiracioneve të ngritura nga klasa kapëse e shtetit.

Bazuar në këtë të fundit Vetvendosje duhet të guxoi ta kaloi veten e saj edhe në sfidën e lëshimit të Kryeparlamentarit sa për ta bërë opinionin të kuptoi se deri ku ka shkuar kapja jo vetëm e shtetit, por edhe e LDK-së nga Gebelsianët e Kosovës!

Janë vetëm dy ditë dhe gjithçka në to do të jetë e ngjeshur, tendenca marrëveshëse, Hilja e mosbesimi, duart e nënplafshme dhe valltarët gebelsian. Kosova do i mbijetoi këto të këqia jo pse është e zonja por se tashmë ajo është në letargjinë e viktimës ku e dergjen për të mos i dëgjuar goditjet e ndoshta as edhe  amputiimet.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …