Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: NË TIGANIN E HAGËS

Ka kohë që gjithçka është përthyer në zhvillimet rreth dhomave të specializuara. Atje bëhet politikë, bëhet drejtësi, hudhen edhe zaret e gjeopolitikës! Zhurma ka marrë dhenë e së fundmi edhe arrestimet kanë zënë vend në sfondin e zhvillimeve. Për sa ndodhi e kemi parë dhe po presim zhvilllime tjera. Me një fjalë; Haga hë për hë nuk do të ndalet. Ne sot po na duken veprime shumë të dhimbshme. Por, nga kjo dhimbje dhe padrejtësi që na ka përfshirë, ne Kosovën dhe shqiptarët kudo janë, mund të përfitojmë jo vetëm ne, por edhe i gjithë rajoni, i cili po e vuan verpimin doktrinar të platformës serbe të “Klubit kulturor” “Memorandumashëve” për zgjerim të territoreve dhe vendosje të Serbisë në gjeopolitikën e re, me Serbinë e zgjeruar mbi Krainën kroate, Hercegovinën, Malin e zi dhe veriun e Kosovës deri në lumin Ibër, me dy daljet në det: Neumin kroat falur Bosnjës e Hercegovinës në kohën e bashkim-vëllazërimit jugosllav dhe bregdetin e Malit të zi si pasojë e gllabërimit serb duke imponuar kishën serbe si një e të vetme edhe në Mal të zi për ta ushqyer dhe imponuar përkatësinë serbe të popullit malazez.

Shpopullimet e territoreve jo serbe me synim përvetësimi dhe imponimi i identitetit serb malazezëve, sikur ishin objektiv i shtruar në detyrë shekulli për Serbisë, mbeten akoma objektiva për t’u arritur, dhe kjo konstantë, e cila nuk po ndryshon, duhet ta bëjë rajonin të reflektoj aleancë antiserbe nëse e do paqen e vet.

Përfshirja e Serbisë në nismat rajonale e globale para se ajo të vëhet para përgjegjësive për të gjitha ato krime që i ka bërë, së paku është gabimi i radhës dhe së shumti është shtruarje e tepihut të riardhjes kriminale të saj.

Në tingujt e zhurmës (sikur ne dimë ta krijojmë), mbetja e dhomave të specializuara në vetëm gjykimin e veprave të supozuara se janë kryer nga shqiptarët, dukej një kacavjerrje e lehtë për secilin që lakmonte ta shfaqte veten patriot me dyzenin e gjetur diku zakonit të Nastradinit. Edhe vet jam shërbyer hera herës me kut të tillë.

Mjerisht, mosnjohja e tërësisë mëtuese të të mëdhenjëve të botës e lë të mangët gjykimin dhe ai me gjymtësinë e faturuar trumbeton në padrejtësisë e imponuar!

Por, tigani i Hagës, sikur po del, nuk paska qenë vetëm për një etni e vetëm për pjesëza krimi. U deshën kaq vite pritjeje për të shprehurën amerikane, me çka iu dha zë edhe dhomave të specializuara, dhe ato ta pranojnë juridiksionin e tyre mbi të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë pa dallim etnie. në periudhën janar 1998 – shtatosr 1999. Do doja që kjo të shtriheshte në gjithë shekullin që lamë pas dhe në këto dekada të këtij që po shpejton revan mbi shumë të panjohura, mbi shumë dhimbje e mbi pafund krime.

Gëzimit të Serbisë se ia kishte dalur ta vënte Kosovën shqiptare në bankën e zezë ndërkombëtare tashmë do t’i ngrihet gazi në buzë. Ajo, mendoi se ia kishte arritur ta manipulonte shikimin e botës së lirë mbi faktet e së djeshmës kriminale duke ia servirur asaj sajesën “raport i Dick Marty-t” si orientim e materie për ta vënë në vend kinse drejtësinë e masës dhe mëtimit të saj historik. Dhe, tashmë në pakokën e saj, e nxitur deri në egzaltim me konfirmimin e akuzave ndaj lidershipit të UÇK-së, Serbia ngarendi përmes eksponentëve shtetëror të krimeve jo vetëm të djeshme, por edhe të atyre që po ndodhin në vazhdimësi, sikur është thirrja e kryetarit të kuvendit të saj Ivica Daciç për fshehje krimi. Daciç-i në sytë e botës thirri moszbulimin e varrezave masive në Serbi ku dergjen të pagjeturit shqiptarë. Po kjo Serbi, që filloi ta valëviste botërisht flamurin fitimtar të kontributit të saj me materiale e dëshmitarë të përgaditur në skutat e saja të verpimit të fshehtë, montues e shpifës, po thirrte në fshehje krimi me gojën e Daciç-it. Kjo adrenalinë e shtuar në shpërfaqjen serbe ka bërë që Serbia të vërtetoi edhe njëherë hapur se ka mbamendje të dokumentuar arkivore për krimet që i ka bërë, po aq e më shumë sa edhe për sajesat që i ka stisur, dhe dora që e ka kryer e fshehur krimin punon fort në fshehjen e të vërtetës. Me kërkesën e Daciç-it, ajo ka dëshmuar edhe se akoma është sistem në funksion të përhershëm, që jeton për kauzën e platformës, të cilën memorandumashët e mbajnë gjithmonë të freskët me përshtatjen që ua kërkon koha, por duke mos harruar asnjëherë qëllimin fundor. Trinomi bashkëjetues: memorandumashët intelektual me akademinë e shkencave në duart e veta, shteti me eskalonet shtetërore të krimit, policinë dhe ushtrinë dhe njësitet e tyre të specializuara dhe krimi si pasojë veprimi nën fetishizimin kishtar të hyjnëzimit, janë një tërësi kriminale që gjallon përhershëm në funksion të objektivave shtetërore pa marrë parasysh përmasën e krimit që prodhojnë!

Tashmë, kur është kuptuar se Tigani i Hagës paska vend për krimet serbe dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë, u takon “Dhomave të specializuara” ta bëjnë punën ashtu sikur duhet e që nuk e kanë bërë deri tani. Në periudhën janar 1998 – shtator 1999, (por edhe para e pas saj, përgjatë një shekulli e sa) Serbia me njësitet e saj të specializuara policore e ushtarake ka kryer krime në Kosovë. Krimet e kryera,, sikur është thënë e stërthënë, kanë karakter e përmasë gjenocidi. Masa e krimit në praktikën e “tokës së djegur” është zbatuar nga organet shtetërore serbe, sikur janë policia dhe ushtria e saj. Në realizim të detyrave që shtroi “elita intelektuale serbe” përgjatë gati dy shekujve nga platforma shfarosëse e saj, “klubi kulturor serb” shtyri veprimin më eglatant të krimit masiv, të cilin e përbylli me gjenocid, piërisht në kohën kur bota e qytetëruar ishte vesh e sy në noterim të krimit që po prodhonte aparati shtetëror serb. Përkundër kësaj, Serbia zbatoi operacionin “patkoi”, shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët edhe me deportimin masiv si aktin e fundit të krimit. Ky operacion sikur edhe Vukovari e Srebenica ishte platformë e klubit të intelektualëve dhe realizim shtetëror politiko-ushtarak i shtetit serb. Si i tillë, krimi serb jo vetëm se duhet të bëhet objekt i dhomave të specializuara, por ai duhet t’u shërbej dhomave të specializuara edhe për të nxitur drejtësin e re, ku edhe Vukovari e Srebenic duhet ta marrin shpagimin e merituar me shpalljen: gjenocide të kryera nga Serbia.

Praktika pushtuese serbe në funksion të zgjerimit territorial mbi tokat e shqiptarëve ka njohur vetëm një praktikë, atë të shpopullimit dhe asimilimit të mbetjeve. Janë po aq të freskëta shpopullimet përmes masakrave morbide në trevat e Nishit, Prokupljes, Vranjës, Leskovcit e Kurshumlisë, etj, sa edhe fundshekullit të shkuar e pati radhën Kosova . Krimi serb nuk u kursye në zakonin e tij as kësaj radhe, por ai nuk ia doli të vetrealizohej në tërësi për shkak të ndërhyrjes së botës së lirë.

Kosova dhe shqiptarët, sot e kanë në dorë ta vëjnë Serbinë para përgjegjësive të shumta dhe në veçanti para të vërtetës së madhe, krimit të saj. Serbia ushtroi gjenocid përgjatë dy shekujve të shkuar në trojet shqiptare po me aq përmasë krimi sa edhe kësaj radhe veproj mbi Kosovën dhe popullin e saj. Paradigma e krimit të saj, sikur ka shtrirje tërësore ka edhe thelllësi veprimi të bazuar në planifikim shtetërorë të kodifikuar në “Platformë nacionale”dhe të ushtruar përmes një doktrine ushtarake të detajuar deri në detajet më të vogla me plane verpimi A, B etj, ku sikur me ferrin e krimit ndaj kroatëve në Vukovar, ndaj boshnjakëve në Srebenicë, bëri edhe ndaj shqiptarëve në tërë Kosovën. Në të trija rastet Serbia kishte vetëm një qëllim; krijimin e një hapësire të pastër serbe mbi territore të të tjerëve, të cilat duhej të zbraseshin përmes zhdukjes në masë: vrasjeve masive, krimit makabër, dhunimimeve seksuale e vrasjeve në sytë e turmave për t’i shtyrë ato në ikjen shpopulluese. Në rastin e Kosovës, kur Serbia pa se nuk po ia delte në masën e dëshiruar, filloi deportimin e tërësishëm të shqiptarëve.

Nocioni i gjenocidit rrumbullaksohet kur kemi një plan krimi, verpim të orrganizuar shtetëror me ushtrim krimi në masë, qëllim shtetëror a politik dhe natyrë krimi (që në rastin tonë është etnik) për zgjerim territoresh apo objektiva tjerë specifik. Pra në rastin tonë, ku e ku edhe të Vukovarit dhe Srebenicës, nuk kemi të bëjmë thjeshtë me pushtim, por kemi të bëjmë me zhbërje të tërësishme përmes masakrave si kulmore e gjitha krimeve mbështetëse, sikur janë dhunimi, dhuna seksuale, shpopullimi me deportim të popullsisë, grabitje të pasurisë, djegje të të mbeturës së gjallë pas grabitjes për të rrafshuar gjithçka mbi dhe, me rezultat mbetjen e tokës së premtuar sikur është ndërtuar miteve nga kisha serbe fetishizimit të platformës së Akademisë së shkencave të Serbisë kulmuar me “klubin kulturor serb”.

Kjo shëmti tmerri e ushtruar nga Serbia shtetërore përmes Serbisë institucionale dhe e përgaditur nga Serbia intelektuale është krimi më monstruoz që njeh bota njerëzore. Për dallim nga gjenocidi që është ushtruar ndaj Çifutëve (e them ndaj çifutëve se po ta themi ndaj Ebrejve sikur e zbusim tehun e përmasës gjenocidiale) nga errësia e një mendjeje dhe mendësie politike, gjenocidi ndaj shqiptarëve është prodhim i “sipërores intelektuale institucionale të Serbisë”: Akademisë së tyre të shkencave, gjë që nuk ka ndodhur në rastin Gjerman. Gjermania intelektuale e ka vuajtur populizmin dhe nacional-socializmin hitlerian, për çka ia ka dalur që në rënjen e tij ta kuptoj fajin ndaj njerzimit, për faktin se nuk ia doli ta luftonte nga brenda nacional-socializmin, që ai të mos e mbushte botën me tmerrin makabër të krimit.

Gjenocidi ndaj një etnie është e vështirë të kryhet pa ngjizur përmasat apokaliptike të krimit, i cili po ashtu është vështirë i realizueshëm pa prodhimin e njeriut morbid të armatosur me përçmim dhe urrejtje ndaj viktimës, ndaj grupit, etnisë a racës! Serbia ia ka dalur pikërisht në këtë “ ta prodhoi tipin e heroit, njeriun e saj morbid, maçinën e mbjelljes së vdekjes. Për këtë është kujdesur elita intelektuale, Akademia e saj e shkencave, e cila ia ka arritur ta mbjellë pafund farën e të keqes. Me kujdes të veçantë në funksion të ngjizjes orientuese të këtij morbititeti ajo ka prodhuar edhe përçmimin “Shiftari”.

“Çifut” dhe “Shiftar” janë nocione të prodhuara për nxitje gjenocidiale. Për dallim të nocionit “Çifut”, i cili është prodhuar në fillim si frigë financiare dhe përçmim populist i mendjes injorante politike në iracionalen e shoqërisë gjermane, dhe më pas është institucionalizuar përmes deformimit politik nga mendësi populiste në platformë shfarosëse të Hitlerit për ta mbërthyer shoqërinë gjermane brenda epërsisë së supozuar të racës ariane si të dedikuar për Nacional-Socializëm.

Nocioni “Shiftari”, sikur thamë më lartë, nuk është thjeshtë një emërtim përçmues i ardhur për efekt pushtetimi a për të imponuar populizmin për autokracinë e absolutizmin e individit sa do i sëmurë të jetë ai. Por, “shiftari” ashtu sikur është krijuar edhe mbeti nocion që ngërthen në vete thirrje verpimi, për histerisë serbe, përmes veprimit shtetëror policor e ushtarak kundër vet egzistencës së etnisë shqiptare deri në shfarosje të tërësishme të saj në territorin përkatës, Kosovën .

Mitizimi përmes fetishizimit nga Kisha të programeve shfarosëse serbe të akademikëve serb, që në fundin e shekullit të kaluar u përmblodh në “Klubin kulturor serb”, apo sikur njihen në hapsirat ish jugosllave “memorandumashët”, përbënë shtytjen e krimit shtetëror serb mbi shqiptarët në përmasë gjenocidi me thellësi barabarie të krimit. Të tilla yshtje në diskursin kishtar serb e nxisin krimin deri në thellësitë e tij të makrabitetit për të kapur majat e hyjnizimit heroik, i cili do ta meritonte sperkatjen e bekimit kishtar.

Të tillë epizëm çmendurak, kriminal e të ndyer ka kërkuar “Akademia serbe e shkencave” dhe e ka fetishizuar Kisha serbe me “ujin e bekuar”! Sa më shumë që të hapim petët e krimit serb, shohim se kemi të bëjmë me një ngjizje kriminale gjenetike të elitës institucionale intelektuale, kishtare e pushtetore të Serbisë.

Në një çmenduri të tillë serbe, kur shteti si tërësi e organizuar, përfaqësimi intelektual institucional i tyre dhe ai shpirtërorë kishtar (nga kryepeshkopi e deri te i fundit në hierarkinë e tyre), i hyjnizojnë platformat shfarosëse dhe u shërbejnë doktrinave me veprime gjenocidiale duke yshtur policinë dhe ushtrinë e tyre sikur në tri rastet e pandara: Vukovari, Srebenica dhe 400 masakrat e Kosovës me dhunimet seksuale, shpopullimet dhe deportimet masive, bota e lirë mund të shoh se deri ku mund të shkoj e keqja kriminale. Ndaj, me ushtrinë dhe policinë jugosllave e serbe në duart e memorandumashëve dhe të tillë diskurs të kishës serbe Kosova dhe shqiptarët, por edhe kroatët e boshnjakët nuk mund të prisnim më mirë veçse gjenocid serb ndaj këtyre popujve dhe njerzimit.

Pikërisht, nga kjo ngjizje kriminale mes Akademisë së shkencave të Serbisë (memorandumashëve) dhe kishës serbe, sot, kafkat e kokave të prera të shqiptarëve, të ziera në gjakun e trupit të viktimave shqiptare, stolisin abazhure vilave të kriminelëve serb anë e kënd Serbisë. Organet e munguara të viktimave shqiptare të zhvarrosura nëpër varret masive në Serbi (shih raportin e antropologut Mark Skinner), të cilat u trasnportuan nga ushtria serbe për ta fshehur krimin shtetëror dhe atyre që përfunduan në krematoriumet serbe, rrahin e gjallojnë nëpër trupa të gjallë anë e kënd botës ku i ka shpënë krimi shtetëror serb i shitjes së organeve për transplatim dhe i ka marrur e trafikuar krimi ndërkombëtar. Ky krim shtetëror i Serbisë i marrjes së organeve nga pengjet dhe robërit e luftës, të cilët në masë të madhe ishin civil, nga foshnje e deri në pleq, është koha të zbardhet, për çka dhomat e specializuar nuk duhet të ndalen, derisa ta zbardhin gjithë të vërtetën!

Familjarët e viktimave të cilave iu morën organet kanë të drejtë të dinë ku gjallojnë organet e të dashurve të tyre. Ata kanë të drejtë të shkojnë e t’i dëgjojnë ato zemra se si rrahin në trupa tjerë, ato veshka se si kujdesin gjakun për shëndetin e trupave të ri ku shërbejnë etj.

Serbia, ashtu sikur ka ditur ta planifikoj dhe realizoj vrasjen e të rinjëve serb në rastin “Panda” në Pejë për platformën e saj të gjenocidit mbi një plan të Kecmanëve të “Bozhurit” për të vrarë 40 të rinj serb nga një njësit serb që do veshej me veshje kombëtare shqiptare, aksion ky i pa çuar deri në fund në vitet 1988-89 dhe i realizuar në rastin “Panda”natën mes 14 e 15 dhjetorit më 1998,, ka elaboruar që në krye të herës me Garashninin e garashaninët e kohëve doktrina të qëndrueshme planesh A,B, C etj, të cilat po i vujamë ne shqiptarët dhe popujt tjerë për rreth, mvarësisht nga etapat e saj.

Atentati ndaj Gjukanoviç-it edhe pse mund të ketë fytyrë ruse, ai në vetvete ka shpirt, dorë dhe interesa serbe. Po ashtu edhe shumë verpime tjera, e veçanërisht ato në Kosovë të tipit “vrasje dhe veprime tjera doktrinare për platformë të “Klubit kulturor serb”,ku herë pas here janë goditur serbët lokal, varrezat serbe e kishat ortodokse që sot trajtohen si serbe duke mos përjashtuar edhe vrasjet me bujë ndër shqiptarë, të cilat te ne quhen politike.

Verpimet e Serbisë janë një akord deri edhe i detajuar për të shtyrë qëllimet e platformës memorandumiane të “Klubit kulturor serb”. Ato janë të njëjta, duken arkaike në pamje edhe nuk ndryshojnë në kohë. Kujt do në këto 100 e sa vite i kujtohen verpimet: varreza të dhunuara serbe, plaka të shtyera në moshë që kinse ruajnë shtëpitë a lagjet me çifte që vjerret zagimit të përlloqur , qerre të mbushura me teshë e koteshë dhe ndonjë familje serbe në rrugën e humbur.

Një sfond ky për të nxitur dhemshurinë e kinse kombit të përvuajtur serb. Por, në fakt këtë nxitje Serbia e orkestron për ta ndezur flakën e urrejtjes dhe për ta ngjizur patologjinë e krimit, të cilat pastaj i përdorë në nëdrmarrjen e vet të planifikuar shtetërore për qëllime platforme kombëtare. Se kështu ishte nëpër gjithë kohët e kokat e Serbisë mjaftojnë dëshmitë e Trockit për mizoritë serbe mbi shqiptarët e trevae të Nishit e Prokuplës etj në gjithë trajektoren e dëshmisë së tij.

Ashtu sikur “Platforma serbe” që nuk vdes pavarësisht matomofrozave që asaj i imponohen, edhe “doktrina serbe” jeton nëpër planet rezervë apo adapte të veprimit të vazhdueshëm. Veprimi i vazhdueshëm doktrinarë i institucioneve të specializuara serbe haset kudo edhe sot e gjithë ditën, qoftë në Kosovë, Mal të zi apo në Maqedoni e Bosnje. Mjafton të kundrojmë nxitjen kishtare në Mal të zi për të kuptuar se Serbia është gjallë dhe ka mbetur po e njëjta e të gjitha kohëve të liga.

Kjo luftë speciale e Serbisë në kushtet e sotme nuk po ia del të nxjerr përfitimet e veta vetëm në shtetin e konsoliduar kroat për sa i takon rajonit. Është koha që edhe Kosova, Mali i zi e Maqedonia t’ia dalin në përballimin e luftës speciale të Serbisë kundër tyre. Ne duhet të guxojmë sikur Kroacia t’ia thyejmë hundët Serbisë dhe për këtë Kosova e ka rastin e mirë ta filloj filin e plojës serbe pikërisht në dhomat e specializuara të gjykatës speciale, atje ku krimi serb duhet ta thyej kokën njëherë e mirë.

Beteja për të vërtetën e gjenocidit serb në Kosovë mbi shqiptarët dhe jo vetëm duhet të bëhet një detyrë për secilin nga ne dhe jo vetëm për ne! Këtu duhet të kontribojnë edhe ndërkombëtarët e në veçanti Malazezët, kroatët dhe boshnjakët. Këta të fudnit, malazezët, kroatët dhe boshnjakët duhet të investohen po aq sa edhe Kosova e shqiptarët për ta gozhduar njëherë e mirë para drejtësisë ndërkombëtare Serbinë. Vetëm duke e gozhduar Serbinë me gozhdën e përmasës së krimit që ajo e ka ushtruar, ne mund ta bëjmë rajonin me paqe të qëndrueshme, dhe mund ta shtyjmë edhe vet Serbinë në normalitet. Duke ia dalur kësaj detyre ne do e ngulitim në mbamendjen njerëzore krimin serb të përmasës “shiftari” duke e vënë në krahë të krimit nacional-socialist “Çifut”.

Kjo dëshmi për historinë, do bëhej mësim i mirë për secilin në shoqërinë njerëzore se deri ku mund të zbres krimi nëpër rrathët e ferrit të popujve të pambrojtur nga “elitat intelektuale të kombeve të sëmura” sikur është rasti i krimeve të Serbisë ndaj ne shqiptarëve si tërësi dhe Kosovës si veçanti.

Derisa projekti “Shiftari” të mos ngritet në nivelin e mbamendjes njerëzore me atë “çifut”, historia e rajonit tonë do përsëritet me notimin e saj përmbytës nëpër lumej gjaku!

Dhomat e specializuara, megjithë përpjekjen e duarve bizare për t’i shtyrë drejt gabimit etnik, tashmë janë deklaruar: se ato kanë juridiksion për të ndjekur krimin e ushtruar në Kosovë, për periudhën 1 janar 1998 – shtator 1999 nga kushdo kosovar dhe qytetar të ish Jugosllavisë.

Është koha, që krimi ta kuptoj se nuk është i paprekshëm as atëherë kur ai është shtetëror, dhe se shpagimi i të gjitha dhimbjeve dhe humbjeve mbetet drejtësia me fjalën e saj!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …