Bllokada në pikën kufitare në Bozhaj, protestë e rrezikshme në mbështetje të serbëve në Kosovë

Një incident i rëndë është regjistruar në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në aksin Tuz – Bozhaj. Një grup qytetarësh ka organizuar një bllokadë në pikën kufitare Bozaj, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, për të shprehur mbështetje për serbët në Kosovë. Sipas mediave malazeze, në mesin e protestuesve ishin përfaqësues të veteranëve ushtarakë nga luftërat e viteve 1991 – 2001, anëtarë të batalionit të 7-të të policisë ushtarake të Ushtrisë Jugosllave dhe përfaqësues të vëllazërisë ortodokse Zavjetnici Tvrdosh Nikshiq. Ata mbanin një pankartë me mbishkrimin “Kur ushtria kthehet në Kosovë”. Ky grup, i lidhur me regjimin e Millosheviçit, ka qenë aktiv në aktivitete hibride në territorin e Malit të Zi, duke shkaktuar incidente dhe provokime në të kaluarën. Për këtë akt të rëndë kanë reaguar politikanët shqiptarë në Mal të Zi. Kryetari i komunës së Tuzit dhe nënkryetari i kuvendit, Nikollë Camaj e kanë cilësuar protestën si të papranueshme dhe provokuese.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …