leoni

Dëshmorët

Jetullah Adem Kastrati (25.11.1978 – 27.12.1998)

Jetullah Adem Kastrati (25.11.1978 – 27.12.1998)

Në fshatin Kastrat (ish – Obrançë ) të Besianës, në një familje të varfër, por bujare, më 25 nëntor të vitit 1978, u lind dëshmori i kombit Jetullah Kastrati. Bashkëshortët Adem e Mihane Kastrati patën katër fëmijë: Shabanin, Jetullahun, Selvijen dhe Hajrullahun. Shkollën fillore, Jetullahu e kreu në shkollën e …

Më shumë...

Fatmir Dalip Selmani (2.4.1976 – 24.12.1998)

Fatmir Dalip Selmani (2.4.1976 - 24.12.1998)

Fatmir Selmani u lind më 2 prill 1976 në fshatin Vendenis (ish-Gllamnik) të Besianës në një familje atdhetare. Prindërit, Vahidja e Dalipi kishin edhe nëntë fëmijë të tjerë: Jakupin, Fehmiun, Aliun, Xhevdetin, Fatimen, Shukrinë, Nazifen, Bahrien dhe Remzien. Fatmiri shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse të mesmen …

Më shumë...

Miftar Arif Zejnullahu (11.5.1972 – 24.12.1998)

Miftar Arif Zejnullahu (11.5.1972 – 24.12.1998)

Dëshmori i kombit Miftar Zejnullahu u lind në fshatin Përpellac të Besianës, më 11 maj 1972. Shkollën fillore e kreu në Dumnicë me sukses të shkëlqyeshëm, ndërkaq shkollimin e mëtejmë nuk e vazhdoi për shkak të kushteve të rënda ekonomike, të cilat e detyruan si edhe shumë bashkëmoshatarë të tij, …

Më shumë...

Isë Arif Havolli (11.01.1943 – 24.12.1998)

Isë Arif Havolli (11.01.1943 – 24.12.1998)

Isë Arif Havolli u lind në fshatin Llapashticë të Epërme, më 11 janar të vitit 1943 në një familje të varfër fshatare, por me traditë kombëtare. Nga kjo familje në kohën e Jugosllavisë së Kralit vriten tre anëtarë nga serbet e ardhur në këtë vend gjegjësisht nga familja e Jeremiqëve …

Më shumë...

Avni Nezir Selmani (10. 2.1975 – 24.12.1998)

Avni Nezir Selmani (10. 2.1975 – 24.12.1998)

Avni Nezir Selmani u lind më 10 shkurt 1975 në fshatin Vendenis (ish Gllamnik) të Besianës në një familje atdhetare e cila kryesisht është marr me tregti. Familja Selmani është njëra ndër familjet e njohura llapjanë që nga viti 1920. Kjo njihet si familja Beha nga Llapashtica e cila në …

Më shumë...

Ismet Dërguti (31.12.1971 – 24.12.1998)

Ismet Dërguti (31.12.1971 – 24.12.1998)

24 dhjetori i vitit 1998, shënoi ditën e  fillimit të betejave  të  pareshtura  e të një pas njëshme në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë, muret e saj ishin çelikosur nga luftëtarët e lirisë që u bënë gurë …

Më shumë...

Jahë Salih Kabashi (1.11.1968 – 22.12.1998)

Jahë Salih Kabashi (1.11.1968 - 22.12.1998)

Jahë Kabashi ka lindur në fshatin Zahaq, komuna e Pejës, më 1 nëntor të vitit 1968. Ishte në mesin e shtatë fëmijëve të Salih dhe Dude Kabashit-Berisha. Babai Salihu, në moshë të re ishte mobilizuar në radhët e forcave Antifashiste-Nacionalçlirimtare, në Luftën e Dytë Botërore dhe ishte dalluar në luftime. …

Më shumë...

Lulëzim Gani Morina (28.2.1972 – 18.12.2000)

Lulëzim Gani Morina (28.2.1972 – 18.12.2000)

Lulëzim Morina, i njohur gjatë luftës si Komandant “Luli”, pa dyshim është njëri ndër luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga fillimi i luftës frontale në Kosovë, në mars të vitit 1998, deri në përfundim të saj, luftoi me heroizëm të rrallë në rajonin e Dukagjinit. Lulëzim …

Më shumë...

Valon Osman Malaj (27.10.1981 – 17.12.1998)

Valon Osman Malaj (27.10.1981 - 17.12.1998)

Krismat e Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekazin e Ahmet Delisë e të Tahir Mehës, rezistenca e 24 marsit në Gllogjanin e Haradinajve, beteja te “Diga e Radoniqit” e në Sukë të Cermjanit më 20 prill 1998, ngritja e flamurit kombëtar të Akademisë Ushtarake “Hamëz Jashari” në Açarevë, themelimi i …

Më shumë...

Dominik Tush Përgegaj (4.5.1982 – 17.12.1998)

Dominik Tush Përgjegjaj (4.5.1982 - 17.12.1998)

Ndërsa në fshatin Krushë e Madhe të Anadrinit, kamionetat parkoheshin para selisë së improvizuar të shtabit të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut, trupat e pajetë të “Eshalonit të Mujë Krasniqit” arrinin në fshat për t’u përcjellur kah amshimi, kah pavdekësia, kah përjetësia, kah madhështia e sublimja, …

Më shumë...

Mujë Halil Krasniqi (6.6.1967-14.12.1998)

Në 19-vjetorin e rënies përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 40 dëshmorët e Pashtrikut dhe 180 dëshmorët e Brigadës 113

Njëri ndër projektuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar i radhëve të para të kësaj ushtrie, koordinues i veprimeve luftarake, dhe ndihmës reciproke në mes të Drenicës, Dukagjinit e Pashtrikut, në etapën e parë të zgjerimet të veprimeve të fshehta kundër pushtuesit, shok lufte i legjendarit Adem Jashari, komandant emblematik …

Më shumë...

Beqir Sefë Gashi (3.1.1966 -14.12.1998)

Beqir Sefë Gashi (3.1.1966 -14.12.1998)

Fshati Mleçan i komunës së Malishevës është i njohur në tërë Kosovën e më gjerë, sepse nga ky fshat ishte rapsodi i njohur i këngëve kreshnike Sefë Mleçani, i cili kishte bërë emër me zërin e tij karakteristik, duke iu kënduar këngë kreshnikëve si Muji e Halili, por edhe heronjve …

Më shumë...

Ali Halil Krasniqi (6.3.1977-14.12.1998)

Ali Halil Krasniqi (6.3.1977-14.12.1998)

Aliu ishte i katërti me radhë nga shtatë bijtë dhe pesë bijat e Halil Krasniqit. Lindi më 6 mars të vitit 1977 në fshatin Qabiq të komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ujmir. Duke qenë se kishte talent për muzikë, babai, Halili, e regjistron në Shkollën e …

Më shumë...

Rifat Fazli Mëziu (9.11.1967-14.12.1998)

Rifat Fazli Mëziu (9.11.1967-14.12.1998)

Rifat Mëziu lindi më 11 nëntor të vitit 1967 në fshatin Marinë. Ishte i biri i Fazli Mëziut, i cili së bashku me bashkëshorten Shukrie, nga familja e Shaban Polluzhës, me mund e djersë arriti të sigurojë kushte ekzistenciale për familjen e tij shumanëtarëshe. Shkollën fillore e kreu në fshatin …

Më shumë...

Luljetë Jahir Shala (2.10.1977 – 14.12.1998)

Luljetë Jahir Shala (2.10.1997 - 14.12.1998)

Krahas djalërisë atdhetare shqiptare, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u radhiten edhe shumë bija liridashëse nga mbarë trojet e Shqipërisë. Ndër vajzat e para, që vullnetarisht u radhiten në njësitet e UÇK-së ishte edhe Luljetë Jahir Shala nga Krajkova e Drenicës. Prindërit e Luljetës, Jahiri dhe Naza, lindën …

Më shumë...

Ramadan Deli Elshani (20.1.1969 – 14.12.1998)

Ramadan Deli Elshani (20.1.1969 - 14.12.1998)

Ramadan Elshani lindi më 20 janar të vitit 1969 në fshatin Ngucat të Malishevës. Kushtet materiale të prindërve të tij, Deliut dhe Hajrisë, ishin mjaft të rënda, prandaj, në vitin 1979, ata u detyruan të shpërngulen nga fshati Ngucat, në Shtime. Mësimet fillestare, Ramadani i kreu në Ngucat. Dy vjetët …

Më shumë...