Brickos

Dëshmorët

Agim Hasan Sadiku (14.6.1976 – 2.5.1999)

Agim Hasan Sadiku (14.6.1976 - 2.5.1999)

Dhuna sistematike e pushtetit të dhunshëm serb, e shtuar në mbarë Kosovën mbi shqiptarët e shtoi nevojën për fillimin e luftës së armatosur për jetë e fitore ose për vdekje. Si realitet i kësaj gjendjeje të Kosovës së robëruar këtu e nëntëdhjetë vite më parë, zëvendësuese e pushtimit osman që …

Më shumë...

Adnan Sherif Bunjaku (10.1.1979 – 2.5.1999)

Adnan Sherif Bunjaku (10.1.1979 - 2.5.1999)

Adnan Bunjaku rrjedh nga një familje me tradita patriotike. Në kohën e pushtimit serbo-malazez të Kosovës, Ramë Hasan Bunjaku pushkatohet bashkë me bashkëshorten, Salën, nga kolonisti serb i Gojëbulës së Vushtrrisë, Smilko Todoroviq, për shkak të strehimit të dy luftëtarëve të rezistencës: Kamber Gërguri dhe Jashar Gjaka, atëherë të ndjekur …

Më shumë...

Xhavit Bahtjar Bajraktari (23.9.1963 – 2.5.1999)

Xhavit Bahtjar Bajraktari (23.9.1963 - 2.5.1999)

Xhavit Bajraktari lindi më 23 shtator të vitit 1963, në fshatin Samadraxhë të Therandës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin, drejtimin biologji-kimi, e mbaroi në Therandë. Në pranverë të vitit l98l, kur Kosovën e përshkuan demonstratat e rinisë dhe të studentëve, Xhaviti ishte maturant. Asokohe, së bashku me llaz Kadollin, Haxhi Haxhën, …

Më shumë...

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 – 2.5.1999)

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 - 2.5.1999)

Më 5 nëntor të vitit 1964, Ahmet Gegës, nga Studençani i komunës së Therandës (ish-Suharekë), i lind djali, të cilin e pagëzon me emrin Fetah. Asokohe familja e Ahmet Gegës dhe e shumë atdhetarëve të tjerë ishte vënë në shënjestër të dhunës dhe të represionit nga regjimi antishqiptar i Titos. Fetah Gega mësimet …

Më shumë...

Feriz Sheremet Thaçi (15.10.1975 – 2.5.1999)

Në 20-vjetorin e rënies heroike sot do të përkujtohet dëshmori i kombit, Feriz Sheremet Thaçi nga Llapushniku

Familja e dëshmorit Feriz Thaçi, ka përjetuar një fat tragjik, qysh nga e kaluara e largët, ashtu sikur edhe shumë familje shqiptare, të cilat i rezistuan pushtuesit serb. Atgjyshi i Ferizit, Sherifi, nuk ishte kthyer gjallë nga Kërçova ku ishte deportuar dhunshëm, në vitin 1916 në punë të detyruar. Ai, …

Më shumë...

Nysret Osman Musa (24.12.1979 – 2.5.1999)

Nysret Osman Musa (24.12.1979 - 2.5.1999)

Familja Musa, nga Bajgora e Shalës, është një familje e njohur për urti, bujari dhe qëndresë kundër pushtuesve. Veli Musa, gjyshi i dëshmorit, Nysret Musa, ishte ndër shqiptarët e rrallë, që kishte qenë pjesëmarrës në Luftën Antifashiste, që nga viti 1943 dhe nuk kishte pranuar kurrë asnjë pozitë, madje as …

Më shumë...

Emin Murat Musliu (8.9.1974 – 1.5.1999)

Emin Murat Musliu (8.9.1974 - 1.5.1999)

Emin Musliu u lind me 8 shtator të vitit 1974 në Shtime. Familja e tij është me prejardhje nga fshati Topillë. Babai Murati dhe nënë Nazifja rrjedhin nga një familje bujare me ndjenja patriotike. Kjo familje ishte gjithnjë në shënjestër të policisë serbe, me pretekst për armëmbajtje pa leje, por …

Më shumë...

Emrush Bislim Buzhala (1.5.1968 – 1.5.1999)

Emrush Bislim Buzhala (1.5.1968 - 1.5.1999)

Në popull me shekuj është ruajtur besimi sipas të cilit gomari, në frymën e fundit, para ngordhjes shqelmon duke shpurdhur dhe shkelmat e këtilla i ka shumë të fuqishme, prandaj doli edhe thënia: ruaju gomarit në të ngordhur”!. E Gomari i Beogradit, i bekuar në të gjitha kishat prej Kalemegdani …

Më shumë...

Agim Ali Selmanaj (26.10.1978 – 1.5.1999)

Agim Ali Selmanaj (26.10.1978 - 1.5.1999)

Barrën dhe përgjegjësinë për ngjarjet e rëndësishme dhe për kthesa të mëdha, e marrin vetëm të mëdhenjtë; burrat që kanë një ideal të lartë i cili edhe i bën të madhërishëm. Të madhërishmit iu gjetën Shqipërisë, iu gjetën Kosovës, iu gjetën Rrafshit të Dukagjinit, ju gjetën Gllogjanit të qëndresës. I …

Më shumë...

Heroina Antigona Fazliu, apo Bukuroshja e Lirisë! 1981-1999

Heroina Antigona Fazliu

Edhe pse në moshë të re, ajo sfidoi jetën dhe rininë e vet, për të çuar deri në fund amanetin e dëshmorëve, arritjen e lirisë dhe realizimin e Pavarësisë së nënës Kosovë. Emri i saj, sot e përgjithmonë reflekton dritë, ndërsa fytyra plot nur rrezaton si dielli kudo mëmën Dardani.Vepra …

Më shumë...

Remzi Ramë Gllareva (4.5.1956 – 30.4.1999)

Remzi Ramë Gllareva (4.5.1956 – 30.4.1999)

Dëshmori i kombit, Remzi Ramë Gllareva ka lindur më 4 prill të vitit 1956 në fshatin Vërbovc të komunës së Drenasit. Ai ka lindur një vit pas aksionit të dhunshëm të Serbisë në Kosovë e me insistim të veçantë, në Drenicë në pretekstin e kërkimit të armëve. Ka mbaruar shkollën …

Më shumë...

Ejup Hasan Dushkaja (10.12.1961 – 30.4.1999)

Ejup Hasan Dushkaja (10.12.1961 – 30.4.1999)

Ejup Dushkaja u lind më 10 dhjetor të viti 1961, në Kaçanik. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Kaçanik, drejtimi gjuhësor. Ejupi rrjedh nga një familje me traditë patriotike. Pas kryerjes së shkollës së mesme regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, Dega e Historisë. Për shkaqe politike, pas përfundimit …

Më shumë...

Afrim Bahtir Isufi (3.3.1972 – 30.4.1999)

Afrim Bahtir Isufi (3.3.1972 - 30.4.1999)

Afrim Bahtir Isufi u lind më tre mars të vitit 1972 në fshatin Shtuticë të komunës së Drenasit nga prindërit: nëna Shefkije Istogu – Isufi, dhe babai Bahtir Isufi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje deri ne klasën e V-të, ndërsa klasat e tjera i vazhdoi në shkollën fillore “Zenel …

Më shumë...

Nasuf Çerkin Gashani (30.10.1951- 30.4.1999)

Nasuf Çerkin Gashani (30.10.1951- 30.4.1999)

Fshati Qëndresë (ish-Terstenik) i Drenasit ka një histori të lavdishme të rezistencës kundër pushtuesve të ndryshëm. Përveç pjesëmarrjes masive në kryengritjet shqiptare për çlirim nga robëria turke, trimat e këtij fshati kanë luftuar edhe përkrah Azem Galicës, përkrah komandantit të Drenicës, Shaban Palluzha, në vitin 1945 dhe në luftën e …

Më shumë...

Ilaz Ismajl Kodra (3.5.1966 – 30.4.1999)

Më 30 prill 2021 përkujtohet komandanti, Ilaz Kodra, vëllezërit Adem e Xhafer Gashi, dhe të gjithë rënët në Verboc të Drenasit

Prekazi, veçmas: Jasharët, Mehajt, Kodrajt dhe Lushtakë,t si në të kaluarën ashtu edhe në epopenë lavdiplote të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dhënë shembujt më të lartë të sakrificës dhe heroizmit për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb. Në vitin 1991 një grup atdhetarësh nga Kosova, Zvicra e …

Më shumë...

Muhamet Brahim Tafaleci (9.8.1969 – 30.4.1999)

Muhamet Brahim Tafaleci (9.8.1969 – 30.4.1999)

Muhameti lindi më 9.8.1969 në fshatin Verboc dhe është dëshmori i dytë i kësaj familje. Ai jetonte në një familje të madhe me 23 anëtarë. Ishte djali i dytë i Brahimit dhe Hatës. Ishte i martuar me Nailen nga fshati Abri e Ulët. Shkollën fillore e kreu në “Zenel Hajdini” …

Më shumë...