Dëshmorët

Isak Shefki Lutolli (21.10.1971 – 13.4.1999)

Isak Shefki Lutolli (21.10.1971 – 13.4.1999)

Dëshmori i kombit Isak Lutolli u lind në fshatin Llapashticë e Epërme të komunës së Besianës, më 21 tetor 1971. Shkollimin fillor e kreu në shkollën e fshatit të lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Besianë. Qysh si i ri shfaqi interesimin e tij për rrugën atdhetare duke qenë aktiv …

Më shumë...

Isen Rrustem Elezi (1.8.1948 – 13.4.1999)

Isen Rrustem Elezi (1.8.1948 – 13.4.1999)

Isen Elezi është i lindur më 1. 8. 1948, në fshatin Sllatinë të Kaçanikut. Prindërit e tij, Rrustemi dhe Zilfija kishin 12 fëmijë: tetë djem e katër motra. Familja e ngushtë e Isenit ishte 8-anëtarëshe. Ai me bashkëshorten kishte katër vajza dhe dy djem. Arsimin fillor e ka kryer në …

Më shumë...

Skënder Haxhi Ferizaj (12.8.1956 – 13.4.1999)

Skënder Haxhi Ferizaj (12.8.1956 – 13.4.1999)

Dëshmori i kombit Skënder Ferizaj u lind më 12 gusht të vitit 1956, në një familje të njohur atdhetare, në fshatin Kodrali të Deçanit. Prindërit Haxhi e Ryve Ferizaj, të dy djemtë që i patën, Agronin e Skënderin, aktivistë të lëvizjes ilegale, ia falën lirisë së atdheut. Djali i vogël …

Më shumë...

Nexhmedin Bardh Hakaj (25.11.1973 – 13.4.1999)

Nexhmedin Bardh Hakaj (25.11.1973 – 13.4.1999)

Familja e gjerë Hakaj nga Orroberda e Burimit (ish-Istog), hyn në radhën e atyre familjeve të mëdha e bujare shqiptare, të cilat nuk kursyn as bukën, as paranë, as mallin dhe as gjakun për të ndihmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të realizimit të aspiratës së çlirimit …

Më shumë...

Qazim Ali Hakaj (1.7.1957 – 13.4.1999)

Qazim Ali Hakaj (1.7.1957 – 13.4.1999)

Në luftën çlirimtare të Kosovës nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një kontribut të veçantë dha edhe shtresa e intelektualëve atdhetarë. Në këtë shtresë bëjnë pjesë edhe mësimdhënësit, arsimuesit e brezave të rinj. Njëri prej atyre mësimdhënësve të përkushtuar që ua mësoi nxënësve të vet, jo vetëm formulat dhe …

Më shumë...

Ismet Zekë Ferizaj (10.10.1955 – 13.4.1999)

Ismet Zekë Ferizaj (10.10.1955 – 13.4.1999)

Familja e Salizekëve nga Kodralia e Deçanit, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë një kontribut të madh për lirinë e Kosovës, si me pjesëmarrjen në luftën frontale, si në aspektin e logjistikës. Vetëm nga familja e ngushtë e dëshmorit Ismet Ferizaj, kanë rënë katër dëshmorë: Përparim Ferizaj …

Më shumë...

Ramadan Aziz Xhokli (26.3.1971 – 13.4.1999)

Ramadan Aziz Xhokli (26.3.1971 - 13.4.1999)

Ramadan Xhokli, i lindur në Doganaj të Kaçanikut, bëri sakrificën sublime duke dhënë jetën e tij në altarin e atdheut. Ai lindi më 26.3.1971. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në shkollën “Ali Asllani”, ndërsa të mesmen në Kaçanik në drejtimin ekonomik. Frymëzimet e para patriotike i mori nga babai …

Më shumë...

Dalip Isuf Behra (26.7.1962 – 13.4.1999)

Dalip Isuf Behra (26.7.1962 - 13.4.1999)

Krusha e Madhe e Bajram Currit, ku ishte lindur “Prometheu i Shtetësisë Shqiptare”, e ushqyer me madhështinë e paluhatshmërisë, të papërkulshmërisë dhe të pathyeshmërisë nëpër valët e lëvizjeve kombëtare të cilat e forcuan edhe më shumë krenarinë kombëtare, gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej 26 prillit të vitit …

Më shumë...

Bekim Ismet Gashi (20.6.1976 – 13.4.1999)

Bekim Ismet Gashi (20.6.1976 - 13.4.1999)

Familja e madhe e Avdyl Bajramit të Bajram Limonit të Krushës së Madhe të Anadrinit, përherë mirë e organizuar në frontet e rezistencës kombëtare, u rezistoi dhe u qëndroi burrërisht të gjitha stuhive që po i vërsulen shqiptarisë, që prej Lidhjes së Prizrenit, “n’luftë me turk e n’luftë me shkja”, …

Më shumë...

Rexhë Bajram Rexhaj (26.12.1969 – 13.4.1999)

Rexhë Bajram Rexhaj (26.12.1969 - 13.4.1999)

Erëblina tashmë ka filluar klasën e parë dhe ka marrë shumë pesa në fletoret e saj dhe në ditar. Edhe më e vogël, ajo kishte mësuar aq shkronja sa për të shkruar emrin e babait të vet dëshmor, por sot edhe u reciton vargje “babit” dhe shokëve të tij të …

Më shumë...

Halil Ukë Ukaj (16.1.1974-13.4.1999)

Halil Ukë Ukaj (16.1.1974-13.4.1999)

Halil Ukaj lindi më 16 janar 1974 në fshatin Cerovik të komunës së Klinës nga nënë Hava dhe babai Uka. Ai rrjedh nga një familje me tradita kombëtare. Të parët e Halilit asnjëherë nuk janë pajtuar me regjimet shtypëse të Beogradit, por gjithmonë ua kanë kthyer pushkën dhe kanë luftuar …

Më shumë...

Bashkim Ibish Ferizaj (10.10.1964 – 13.4.1999)

Bashkim Ibish Ferizaj (10.10.1964 – 13.4.1999)

Dëshmori i kombit Bashkim Ferizaj u lind më 10 tetor 1964 në fshatin Kodrali të Deçanit, në një familje të ndershme e bujare. Shkollën fillore e kreu në Irzniq, ndërkaq të mesmen në Irzniq e në Deçan. Deri në dëbimin e dhunshëm të punëtorëve shqiptarë nga puna, punoi në fabrikën …

Më shumë...

Rasim Misin Sopi (10.5.1957 – 13.4.1999)

Rasim Misin Sopi (10.5.1957 - 13.4.1999)

Rasim Sopi u lind më 10 maj 1957 në Llapushnik të Drenasit nga prindërit Misin dhe Habibe Morina – Sopi, të cilët nga martesa e tyre sollën në jetë dhjetë fëmijë: gjashtë djem dhe katër vajza. Rasimi ishte fëmija i parë i tyre. Shkollën fillore e kreu në Llapushnik. Meqë, …

Më shumë...

Xhafer Hysen Mehmetaj (4.11.1972 – 12.4.1999)

Xhafer Hysen Mehmetaj (4.11.1972 - 12.4.1999)

“Ku të gjesh rastin e të vdesësh për vendin tënd, për atdheun tënd!”. Ky ishte refreni i përhershëm që ai e shqiptonte sa herë që flitej për flijimet, për sakrificat, për vuajtjet, për rëniet e për ngrit jet e brezave të popullit shqiptar në përpjekjet titanike për mbijetesë të kombit …

Më shumë...

Bujar Rexhep Visoqi (19.6.1979 – 12.4.1999)

Bujar Rexhep Visoqi (19.6.1979 - 12.4.1999)

Kur në bisedën e burrave, në familjen Visoqi, bëhej fjalë për historinë e familjes: për vrasjen nga serbët të të parëve të kësaj familjeje, Metës, Ramës, Aliut, e të Rexhepit në bjeshkën e Carravodës, më 1918; për pjesëmarrjen e xhaxhait të babait, Isufit, në frontin e Pazarit të Ri në …

Më shumë...

Afërditë Sezair Ukshini (25.2.1976 – 12.4.1999)

Afëditë Sezair Ukshini (25.2.1976 - 12.4.1999)

Se historia, aq edhe krijimtaria jonë popullore-gojore i ruajti personalitetet dhe portretet e femrave, të cilat gjatë shekujve, si nëna, si motra e si bashkëshorte luftuan heroikisht, krah për krah me burrat, vetëm e vetëm që ta mbrojnë dinjitetin e tyre dhe kombin, sa herë që i kanosej rreziku prej …

Më shumë...